Home Gjeo-Ekonomia Konflikti Hamas-Izrael/ Arrihet marrëveshja për zgjatjen e armëpushimit

Konflikti Hamas-Izrael/ Arrihet marrëveshja për zgjatjen e armëpushimit

Katari ka njoftuar se është arritur një marrëveshje për zgjatjen e armëpushimit humanitar edhe për dy ditë të tjera mes Hamasit dhe Izraelit

Armëpushimi do të përfundonte pas ditës së sotme, ndërsa Katari ka ndërmjetësuar në bisedimet mes Izraelit dhe Hamasit.

Gjithashtu sipas BBC, Izraeli ka njoftuar familjet e pengjeve që do të lirohen sot, sipas zyrës së kryeministrit, ndërsa nuk specifikon se sa pengje do të lirohen.

Ky është shkëmbimi i katërt i pengjeve izraelite për të burgosurit palestinezë në katër ditë, si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit të përkohshëm.

Një zyrtar i Hamasit i tha agjencisë së lajmeve Reuters në një telefonatë se armëpushimi i përkohshëm do të ketë “të njëjtat kushte si në armëpushimin e mëparshëm”.

Armëpushimi aktual parashikon lirimin e një pengu nga Hamasi në këmbim të lirimit të tre palestinezëve të ndaluar në Izrael dhe ka bërë që 39 pengje izraelitë të lirohen në këmbim të 117 të burgosurve palestinezë.

Hamasi në një deklaratë tha se në listën e të burgosurve palestinezë që do të lirohen këtë mbrëmje përfshihen tre gra dhe 30 fëmijë.

Sipas marrëveshjes së armëpushimit midis Hamasit dhe Izraelit, tre të burgosur palestinezë lirohen për çdo peng.

Top Channel

Share: