Home Gjeo-Ekonomia Lideri i Hezbollah paralajmëron zgjerim të konfliktit në Lindjen e Mesme: Përshkallëzimi...

Lideri i Hezbollah paralajmëron zgjerim të konfliktit në Lindjen e Mesme: Përshkallëzimi i luftës në Liban varet nga…

Udhëheqësi i grupit militant Hezbollah, Sayyed Hassan Nasrallah paralajmëroi të premten se zgjerimi i konfliktit në Lindje të Mesme është një mundësi reale.

Në fjalimin e tij të parë sot, që pas fillimit të luftës ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, ai tha se përshkallëzimi i mëtejshëm mes Hezbollahut dhe Izraelit, varet nga lufta në Rripin e Gazës.

Ai fajësoi Shtetet e Bashkuara për luftën në Gazë dhe numrin e lartë të viktimave civile dhe tha se ulja e tensioneve në Rripin e Gazës është qenësore për parandalimin e një lufte rajonale.

Hezbollahu, organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara, mbështetet nga Irani. Që kur ka filluar lufta e Izraelit ndaj Hamasit, Hezbollahu ka përshkallëzuar sulmet ndaj forcave izraelite, duke detyruar Izraelin të mbajë forca në veri, në kufi me Libanin, dhe të mos i dërgojë ato në jug, në Rripin e Gazës.

Shtëpia e Bardhë tha sot se Hezbollahu nuk duhet të shfrytëzojë konfliktin në Izrael.

“Shtetet e Bashkuara nuk duan që konflikti të zgjerohet në Liban,” tha një zëdhënës.

360grade.al

Share: