Home KRYESORE Nako: Në 2001 kam gjetur raste kur i burgosuri qëndronte në shtëpi...

Nako: Në 2001 kam gjetur raste kur i burgosuri qëndronte në shtëpi dhe dikush tjetër kryente dënimin e tij

Ish-Ministër i Drejtësisë Sokol Nako ka treguar në emisionin, se në vitin 2001 ka gjetur raste kur një person I dënuar me burgim kishte dalë jashtë burgut, e në vend të tij dënimin e kryente dikush tjetër.

Këtë deklaratë Nako e ka bërë në studion e emisionin “Opinion”, ndërsa diskutohej rasti i ekstradimit të Behar Bajrit nga Franca.

Pjesë nga biseda në studio 

Nako: Unë kam gjetur edhe raste që ishin njerëz të tjerë që kryenin dënimin në vitin 2001.

Fevziu: Kishte hyrë njëri në burg për llogari të tjetrit? Me rrogë rrinte ai në burg?

Nako: Besoj që po.

Fevziu: Kishte dalë njëri jashtë dhe në vend të tij ishte një bedel që e bënte burgun?

Nako: Burgu është një botë shumë interesante.

Fevziu: Dmth i burgosuri kishte dalë dhe kishte hyrë një tjetër.

Nako: Po./Opinion.al

Share: