Home Gjeo-Ekonomia “Një brez, një rrugë” u ofron fëmijëve ëndrra të mëdha për të...

“Një brez, një rrugë” u ofron fëmijëve ëndrra të mëdha për të ardhmen

Mëngjesin e 17 prillit, 10-vjeçari Darling Phoutthachack u ngrit shumë herët. Ai ishte i emocionuar të takonte shokët e tij të shkollës në stacionin në Vientiane, kryeqyteti i Laosit, për të ndërmarrë një aventurë me trenin e linjës Kinë-Laos.

“Është hera ime e parë që hipi në tren. Është i pastër, komod dhe i bukur. Më pëlqen shumë”,- tha nxënësi i klasës së katërt.

Darling, së bashku me disa shokë të shkollës, bënë një udhëtim nga Vientiane në Luang Prabang, një destinacion popullor turistik. Udhëtimi zgjati rreth dy orë. Në tren, fëmijët kënduan, hëngrën ushqime, biseduan, qeshën dhe iu bënë shumë pyetje drejtuesve dhe mësuesve. Kabina ishte plot hare.

foto nga CHINA DAILY

foto nga CHINA DAILY

Ata janë nxënës nga Shkolla Fillore e Miqësisë Nongping Kinë-Laos, një institucion arsimor me një histori 50-vjeçare dhe udhëtimi ishte një ekskursion shkollor.

Shkolla, e cila ndodhet në periferi të Vientiane, është një ndërtesë e vjetër dhe dikur ishte në gjendje të rrënuar. Në vitin 2013, u ngrit një ndërtesë të re kryesore me financim nga Fondacioni Kinez për Paqe dhe Zhvillim.

Që atëherë, Kina ka dërguar mësues vullnetarë në institucion dhe ka ofruar pajisje mësimore dhe ndihma të tjera. “Shkolla shihet si një simbol i miqësisë Kinë-Laos”,- tha Bounmi Vilaiysan, e cila ka qenë drejtoreshë për më shumë se 30 vjet. 61-vjeçarja ka një dashuri të madhe për shkollën dhe Kinën.

“Jam shumë mirënjohëse për ndihmën e dhënë nga Kina, pasi nxënësit tani kanë një klasë dhe një mjedis më të mirë mësimi”,- tha ajo.

Vilaiysan e vizitoi Kinën në vitin 2017, kur mori pjesë në Forumin e parë “Një Brez, një Rrugë” për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Pekin. Ajo tha se ka parë bashkëpunim dhe miqësi në rritje midis Kinës dhe Laosit gjatë gjashtë viteve të fundit.

 “Një brez, një rrugë” e bën jetën tonë më të lehtë dhe më të mirë në shumë aspekte, siç është sistemi i përmirësuar i transportit”,- tha ajo. Vilaiysan ka marrë trenin nga Vientiane për në Vang Vieng dhe gjithashtu e ka përdorur atë për të udhëtuar midis Vientiane dhe Luang Prabang. “Ishte komod, i pastër dhe kurseu shumë kohë”,- tha ajo.

Hekurudha Kinë-Laos prej 1035 kilometrash është një linjë elektrike që lidh Kunming, kryeqendra e provincës Yunnan të Kinës jugperëndimore, me Vientiane, kryeqyteti i Laosit. Ajo filloi operimin në dhjetor 2021 dhe hapi një shërbim ndërkufitar pasagjerësh në prill, me trena plumb që lëvizin në të dy drejtimet.

foto nga VCG

foto nga VCG

Hekurudha ka shkurtuar kohën e udhëtimit midis Kunming dhe Vientiane në 10 orë e gjysmë. Ajo shtrihet 422.4 km brenda Laosit, duke lidhur qytetin kufitar verior të Botenit me Luang Prabang, Vang Vieng dhe qytete të tjera, duke përfshirë kryeqytetin.

Para se të hapej hekurudha, Laosi kishte një hekurudhë 3.5 km përgjatë kufirit me Tajlandën, e cila transportonte mallra.

Shumica e banorëve vendas e shohin linjën Kinë-Laos si hekurudhën e parë në vendin e tyre dhe është një përvojë e re emocionuese për të hipur në tren.

Darling dhe shokët e tij të shkollës sigurisht që ndiheshin kështu. Ai e dinte që hekurudha ishte ndërtuar me ndihmën e Kinës dhe tashmë di dy qytete kineze – Pekinin dhe Kunming. Ai dhe bashkëmoshatarët e tij po mësojnë kinezisht në shkollë. Ata thanë se nuk ishin aq të avancuar sa të flisnin Mandarin, por do të vazhdonin të mësonin.

Ekskursioni shkollor kishte si synim edhe vizitën në qendrën e mirëmbajtjes dhe menaxhimit të Stacionit Hekurudhor Luang Prabang. Darling shikonte teknikët vendas që kryenin me kujdes detyrat e tyre. “Dua të bëj punë të lidhura me logjistikën kur të rritem, për ta bërë më të përshtatshëm rrjetin e transportit të vendit tim”,- tha ai.

Kjo linjë është një shembull i ndihmës dhe ëndrrave të mëdha që ka sjellë “Një brez, një rrugë”. Ky vit shënon 10-vjetorin e nismës dhe Forumi i tretë “Një Brez, një Rrugë” për Bashkëpunim Ndërkombëtar u mbajt në Pekin nga 17 deri më 18 tetor.

foto nga VCG

foto nga VCG

Nisma u propozua nga Kina, por i përket të gjithë botës, thuhet në librin e bardhë të publikuar së fundi nga Zyra e Informacionit të Këshillit të Shtetit të Kinës, i cili prezanton dhe përmbledh punën dhe ndikimin e “Një brez, një rrugë” në vitet e fundit.

Darling dhe shokët e tij të shkollës kanë përfituar nga “Një brez, një rrugë” jo vetëm sepse u ka ofruar një mjedis më të mirë për të mësuar, por gjithashtu u ka ofruar atyre një mundësi që të përjetojnë një infrastrukturë të tillë moderne dhe të kenë ëndrra më të mëdha.

Share: