Home Gjeo-Ekonomia OKB: Të paktën 10 mijë civilë kanë vdekur në Ukrainë që nga...

OKB: Të paktën 10 mijë civilë kanë vdekur në Ukrainë që nga fillimi i luftës

Të paktën 10 000 civilë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt 2022, deklaroi Misioni i Monitorimit të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara në Ukrainë (Hrmmu).

Ndër viktimat e civilëve, më shumë se 560 janë fëmijë. Në total, të lënduarit janë mbi 18.500.

Sipas misionit, më 15 nëntor, katër persona u vranë kur një raketë goditi një ndërtesë katërkatëshe në fshatin Selydove, rajoni Donetsk, në një zonë të kontrolluar nga Ukraina, duke e çuar numrin total të viktimave në më shumë se 10 000.

“Dhjetë mijë vdekje civile janë një moment historik për Ukrainën. Lufta e Federatës Ruse kundër Ukrainës, e cila po hyn në muajin e saj të 21-të, rrezikon të evoluojë në një konflikt të zgjatur, kostoja njerëzore e të cilit është e dhimbshme për t’u kuptuar”, theksoi Danielle Bell, kreu i HRMMU, duke shpjeguar se ”shifra prej 10 000 përfaqëson vdekjet e verifikuara të civilëve, por duke paralajmëruar se totali real mund të jetë dukshëm më i lartë”.

360grade.al

Share: