Home Approccio Italo Albanese Rama në Këshillin e Atlantikut: Për kampet, u bë zhurmë vetëm sepse...

Rama në Këshillin e Atlantikut: Për kampet, u bë zhurmë vetëm sepse Shqipëria nuk është në BE

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë online me Këshillin e Atlantikut, u shpreh se zhurmat për ndërtimin e kampeve të refugjatëve në Shqipëri, bëhen vetëm për faktin se nuk jemi vend i BE-së.

Nëse marrëveshje do të bëhej me një vend anëtar në union, nuk do të kishte aspak zhurmë, u shpreh kryeministri.

“Arsyeja që ka ndodhur kjo zhurmë është një: Shqipëria nuk është anëtare në BE. Kjo është cilësuar me të gjitha emrat e papërshtatshëm. Po të ishte në një vend të BE-së, nuk do të ndodhte kështu. Është paragjykim, asgjë më shumë kundrejt vendeve tona dhe atyre që nuk janë anëtarë të BE-së”.

Unë jam një optimist tragjik, tha Rama “Kemi një jetë që dimë se do mbarojë, por derisa të marrë fund, duhet të jetojmë”, shtoi ai.

Top Channel

Share: