Home Gjeo-Ekonomia SHBA dhe Britania e Madhe nën alarm për sulmet terroriste

SHBA dhe Britania e Madhe nën alarm për sulmet terroriste

Duke iu drejtuar një paneli të Senatit amerikan së bashku me Sekretarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së të martën, Christopher Grey tha se kërcënimet terroriste ndaj amerikanëve janë “rritur gjatë gjithë vitit 2023”, por pas sulmeve të 7 tetorit të Hamasit ndaj Izraelit ato kanë arritur një nivel tjetër.

Nga ana tjetër qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dyshon se agjentët iranianë mund të jenë duke nxitur në mënyrë aktive trazira mes protestave të fundit pro-palestineze në qytetet britanike.

Aktualisht, niveli kombëtar i kërcënimit nga terrorizmi në Mbretërinë e Bashkuar, i vendosur nga Qendra e Analizës së Terrorizmit, mbetet i pandryshuar, gjë që do të thotë se një sulm terrorist mendohet “i mundshëm”.

Drejtori i FBI-së u tha senatorëve amerikanë se këto veprime “do të shërbejnë si një frymëzim për aktet terroriste”, i cili sipas tij nuk është parë që kur ISIS filloi të ashtuquajturin kalifat vite më parë.

360grade.al

Share: