Home Gjeo-Ekonomia Shqipëria jam unë! Nga Elona Caslli

Shqipëria jam unë! Nga Elona Caslli

Unë jam kryeministri. Unë jam qeveria. Unë jam pushteti. Unë jam Shqipëria. Unë jam opozita.
Unë jam gjithçkaja dhe tek unë fillon dhe mbaron hapësira dhe fati i Shqipërisë.

Marrëveshja e lidhur mes shtetit shqiptar dhe atij italian për 36.000 refugjatë, që do tè vijnë çdo vit nga Italia për të qëndruar në kampe refugjatësh në Shqipëri, të bind se kryemistri ditë pas dite po vesh sloganin ” Unë jam Shqipëria”.

Të lidhësh një marrëveshje të tillë, pa u konsultuar me askënd, por vetëm duke u bazuar te vullneti yt personal, është një aventurë e rrezikshme pasojat e së cilës do t’i paguajë çdo shqiptar në vetë të parë.

Një marrëveshje bashkëpunimi mes dy institucionesh brenda një shteti, nuk mund të lidhet veçse me vullnetin e titullarit, por duhet miratimi i disa hallkave të tjera institucionale në institucionet përkatëse. Kryeministri lidh një marrëveshje mes dy shtetesh duke mos pyetur askënd veç mendjes së tij.

Nisma e kryeministrit do ta shndërrojë Shqipërinë brenda pak vitesh në një vendqëndrim refugjatësh dhe pesionistësh.

Zbrazja e Shqipërisë me ritme të frikshme dhe marrëveshjet shtetërore që lidhen në kurriz të shqiptarëve, parashikojnë as më pak e as më shumë veç pamjen me të cilën u ndesha dje në mbrëmje në një pikë ku hidhej llotaria amerikane; Një lumë njerëzish që prisnin radhën për t’u fotografuar dhe për të bërë aplikimin për llotarinë amerikane. Mes tyre ishin të rinj që sapo kishin mbaruar shkollën, punëtorë krahu që thonin; I humbur që i humbur jam këtu. Nuk kam ç’humbas më. Do ta provoj një herë.
Prindër me fëmijë të vegjël që refuzojnë t’i rrisin fëmijët këtu.

Post Scriptum- Shqiptarët janë në arrati, ndërkohë që kryeministri tund flamujt imagjinarë të mirëqënies dhe suksesit.

Elona Caslli

Share: