Edhe pas pak më shumë se një dekade anëtarësimi në NATO, mbështetja masive e shqiptarëve për organizatën, mbetet e qëndrueshme.
Një sondazh i kohëve të fundit, realizuar nga Instituti i Studimeve Ndërkombëtare, ka konstatuar se Shqipëria nuk është prekur nga teori konspirative mbi zhvillimet e fundit, sa dhe nuk ka humbur besimin në Aleancën ushtarake perëndimore.
“Publiku shqiptar mbetet pozitiv për Aleancën Euroatlantike. Edhe nëse sot do të votonin në një referendum, më shumë se 75% do të votonin pro të qënurit pjesë e NATO-s. Të pyetur konkretisht që a mendojnë ata se NATO do ta mbronte Shqipërinë nëse do të ishte e kërcënuar, ndjehet një besim i fortë nga publiku shqiptar se një gjë e tillë do të ndodhte”.
Mbështetjen për NATO-n në Shqipëri nuk e ka lëkundur lufta në Ukrainë.
“Publiku shqiptar mbetet i paprekur nga teoritë e konspiracionit dhe shpreh solidaritet të plotë me popullin e Ukrainës. Faji hidhet tek Rusia, qytetaret shprehen në favor të shtetit që te marrin të gjitha masat e duhura në mënyrë që Shqipëria të jetë një kontribuuese e denjë në NATO që të shfrytëzojë të gjithë potencialin e anëtarësimit në këtë aleancë“.
Gazetare: Entela Komnino
/rtsh.al/