Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Spak çon në 8 zyrtarë të lartë të PS, që ose i...

Spak çon në 8 zyrtarë të lartë të PS, që ose i ka dënuar, ose i ka në burg, ose nën hetim! Pse qeveria nuk bie?

Nga Osman Stafa

SPAK vendos nën hetim edhe ish-Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për akuzën e shpërdorimit të detyrës, kryer në bashkëpunim, lidhur me konçensionin e sterilizimit.

Tashmë Spak çon në 8 zyrtarë të lartë të PS, që ose i ka dënuar, ose i ka në burg, ose nën hetim.

Nënhetim është ish-zv/Kryeministri Arben Ahmetaj, i cili është në arrati.

Ish-Ministri i Brëndshëm Saimir Tahiri, kreu disa muaj burg. Ish-Ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe deputeti Alqi Bllako do vuajnë dënimet që kanë marrë për aferën korruptive të inceneratorëve.
Kemi edhe 3 ish-Kryebashkiakë, Vangjush Dakon, Safet Gjicin, Lefter Allën që do të përballen me drejtësinë për akuzat që SPAK ka ngrit ndaj tyre.

Në çdo vend të botës, futja në burg e disa ministrave, vendosja nën hetim e zv/Kryeministrit, e 3 kryebashkiakëve, do kishte tronditur qeverinë së paku dhe mund të çonte në rrëzimin e saj.

Por opozita shqiptare, e përçarë, në luftë për vulën, e paorganizuar, nuk ka mundur ta shfrytëzojë këtë moment. Mbi të gjitha edhe për shkak se nuk frymëzon, për shkak se drejtohet nga figura të konsumuara. Mospranimi i të dyja grupimeve të PD-së, i këtij fakti, realiteti, nuk zgjidh asgjë, veç lejon Ramën të qeverisë i qetë, jo vetëm në këtë mandat, por edhe në atë të 2025-ës.

Është më shumë se skandaloze, e paimagjinueshme, flagrante, sesi Kryeministrin e një vendi, nuk e gjen asgjë edhe përballë këtyre ngjarjeve. Dhe nëse opozita nuk mundet ta rrëzojë një qeveri, apo t’i shkaktojë dhimbje koke edhe pas ngjarjeve të tilla, duhet të shkojë në shtëpi, ose të ribëj veten. Sepse këtu nuk diskutohet më çështja e një qeverie apo një opozite, por e nesëmja e Shqipërisë.

Share: