Home Gjeo-Ekonomia “Sulmi terrorist”/ Të shtëna me armë në Jeruzalem, dy viktima dhe tetë...

“Sulmi terrorist”/ Të shtëna me armë në Jeruzalem, dy viktima dhe tetë të plagosur

Të paktën dy persona kanë mbetur të vrarë dhe tetë të tjerë të plagosur në Jerusalem. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm kur dy palestinezë hapën zjarr në një stacion autobusi.

“Dy terroristë mbërritën në vendngjarje me një automjet të armatosur me armë zjarri, hapën zjarr ndaj civilëve në stacionin e autobusëve dhe më pas u neutralizuan nga forcat e sigurisë dhe një civil aty pranë”, tha policia izraelite.

Komandanti i qarkut të policisë së Jeruzalemit Doron Turgeman, u u tha gazetarëve në vendngjarje se sulmuesit erdhën nga Jeruzalemi Lindor.

Ndërkohë mediat e huaja shkruajnë se një numër i madh ambulancash dhe policie u mblodhën në rrugën që ishte e mbushur me njerëz që udhëtonin në mëngjes dhe policia tha se po kërkonte zonën për t’u siguruar që nuk kishte sulmues të tjerë.

Ambasadori amerikan në Izrael dënoi të shtënat.

“Sulm i neveritshëm terrorist në Jerusalem këtë mëngjes. Ne e dënojmë pa mëdyshje një dhunë të tillë brutale”,  tha ambasadori Jack Lew.

Dhuna erdhi pasi Izraeli dhe Hamasi arritën një marrëveshje të minutës së fundit të enjten për të zgjatur armëpushimin e tyre gjashtë-ditor në Gaza, me një ditë më shumë për të lejuar negociatorët të vazhdojnë të punojnë për marrëveshjet për shkëmbimin e pengjeve me të burgosurit palestinezë.

360grade.al

Share: