Kryeministri Edi Rama mbajti fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, e cila këtë herë bërin ndalesën e saj në Shkodër.
Ai tregoi se tashmë Shkodra nuk është më qyteti i plehrave, një problem të cilin kryeministri e ka përsëritur shpesh.
“Së pari më vjen shumë mirë që sot patëm mundësinë për disa orë të shohim pak qytetin dhe në një kohë të shkurtër ndjesia e energjisë së qytetit është krejt tjetër. Në radhë të parë është e dukshme që sapo hedh sytë në qytet, Shkodra nuk është më qyteti i plehrave dhe të paktën në ato pjesë që unë pashë që janë akset kryesore.
Qyteti është realisht shumë i pastër dhe shpresoj që të jetë kështu edhe në lagje, por ajo që është e rëndësishme është që ky është një proces që ka nisur dhe për hir të së vërtetës në një kohë shumë të shkurtër ka filluar të jetë mjaft i dukshëm. Kjo nuk është e lehtë aq më tepër kur ke parasysh që institucionet vendore, bashkia dhe strukturat e tjera, këtu në Shkodër kanë qenë të fokusuara tek punët e asaj partisë që sot është ndarë në shumë pjesë dhe jo tek hallet private të njerëzve.
E dyta po ashtu në një kohë shumë të shkurtër, ju e dini më mirë por nga informacioni i vazhdueshëm që marr, përderisa po e ndjek Shkodrën me përparësi këto kohë. Me përkushtim dhe vëmendje është arritur që Shkodra të ketë një situatë krejt tjetër të ndriçimit publik. Ishte një situatë e vështirë edhe ajo, e cila kishte të bënte shumë më tepër me kujdesin dhe mirëmbajtjen, sesa me ndonjë investim të posaçëm.
Ndërkohë duket krejt qartë edhe këtu që puna e nisur me mbështetjen e qeverisë, përmes fondit të zhvillimit për rrugët, me shtresat e reja asfaltike në shumë akse që ishin prej ibret. Janë rreth 11 km rrugë brenda qytetit, të rëndësishme, që do të ribëhen plotësisht.
Njëkohësisht këtu është buka e përditshme e punës së një bashkie dhe i sjell në shembull që në fillim për të evidentuar faktin që për sa pak ky qytet ka vuajtur për vite e vite të tëra dhe ka mbajtur mbi supe pluhur pluhur dhe shëmti…”
Lajmi në përditësim…
Top Channel