Home KRYESORE Beleri dhe Memolla, drejtësia me dy standarde? Rama: S’ka krahasim, në qeli...

Beleri dhe Memolla, drejtësia me dy standarde? Rama: S’ka krahasim, në qeli edhe kryetar për seks oral

I ftuar  në A2 CNN, kryeministri Rama u pyet nëse drejtësia po vepron me dy standarde për luftën ndaj krimeve zgjedhore, duke përmendur rastin e Belerit dhe të kryetarit të bashkisë së Rrogozhinës.

Rama u shpreh se kjo nuk qëndron pasi në burg kanë përfunduar edhe nga radhët e mazhorancës dhe këtu solli edhe rastin e Safet Gjicit.

“E dyta, është njësoj si të krahasosh një shalqi me një kungull. Blerja e votës dhe kapja në flagrancë është një gjë dhe hetimi për një telefonatë që lidhet me lidhjen elektrike të një familjeje, është një gjë tjetër. Edhe ai i Rrogozhinës po hetohet. Në qeli sot, në paraburgim ka kryetar bashkie të zgjedhur në ato zgjedhje që mbahen atje për seks oral.

Jemi në kushtet kur nuk bëjmë dot krahasime fare. Për blerje votash janë dënuar komisionerë të PS-së, janë dënuar, dënohen, ata që kapen dhe provohen. Thelbi në këtë histori është që Greqia nuk ka asnjë të drejtë. Ne kemi një drejtësi për të gjithë dhe jo e ndarë, nuk është një çështje e minoritetit”, tha Rama.Ndërkohë, Rama u shpreh se për arrestimin e Fredi Belerit është njoftuar vetëm kur policia është nisur për të ndërhyrë. Ai ka treguarse i ka thënë drejtorit të policisë se kjo është një çështje shumë e rëndë dhe duhet të bëjnë kujdes.

360grade.al

Share: