Home KRYESORE Dalja e Drejtësisë nga Black Down dhe pavarësia e gjykatave është lutja...

Dalja e Drejtësisë nga Black Down dhe pavarësia e gjykatave është lutja e vetme shqiptarve për vitin 2024

Momente Bilanci: Letër për Partnerët & Klientët
New Year’s Review

Nga: STUDIO LIGJORE “FRASHËRI LAW FIRM”

Si çdo fund viti, po përballemi me momentin e ushtrimit të profesionit dhe të bërit të bilancit vjetor. Kjo ka të bëjë me jetën dhe veprimet tona të përditshme përgjatë këtij viti që po përcjellim. Dhe këto janë pjesë e Frashëri Law Firm | SFAI Albania. Për këtë arsye, si çdo vit, të qenit në kontakt me të gjithë partnerët, klientët dhe dashamirësit tanë është një kënaqësi e përsëritur. Kjo na lejon të analizojmë gjithçka që kemi bërë në 2023 dhe për projektet se si do t’i materializojmë idetë tona inovative në vitin 2024.

Sigurisht, që edhe në vitin 2023, kemi udhëtuar rrugën më pak të përshkuar nga kolegët tanë. Ne jemi përpjekur të ecim lart, në një moment të vështirë të sistemit të drejtësisë, teksa gjykatat e Shqipërisë vijojnë të jenë pa gjyqtarë dhe organi i akuzës pa prokurorë. Gjykatat e Apelit këtë vit pas miratimit të hartës së re gjyqësore janë shkrirë në një duke mbetur vetëm Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e cila po funksionon me vetëm ¼ e trupës gjyqësore si rrjedhojë e mungesës së gjyqtarëve, pas një reforme të nisur 6 vjet më parë “alla shqiptarçe” në sistemin e drejtësisë, jo vetëm të pa studiuar, por dhe që rezulton e dështuar dhe avokatia pothuajse është e falimentuar. Përpos kësaj gjendje të mjerueshme që karakterizon jetën në Shqipëri kur sistemi i drejtësisë është pothuajse në kolaps ku vetëm “Dhoma Penale” funksionon dhe mungesa e pavarësisë së gjykatave në dhënien e vendimeve është e dukshme ne jemi duke përdorur teknologjinë më të mirë dhe nuk e kemi lejuar veten të mashtrojmë nga rritja e ekzagjeruar e çmimeve, por, përkundrazi, kemi thelluar njohuritë dhe profesionalizmin tonë me ide të reja, projekte origjinale dhe teknologjinë më moderne në shërbim klientëve dhe kompanive të biznesit.

Sepse ne, Frashëri Law Firm, jemi pjesë e familjes së madhe SFAI Global, të cilët e kemi përcaktuar veten si konsulentë dhe avokatë përtej titujve që na kanë dhënë universitetet më të njohura në botë, në mënyrë që të ndihmojmë dhe t’u shtojmë vlerë klientëve tanë në çështjet juridike, ekonomike, financiare, organizative, administrative, ligjore ose të kapitalit njerëzor.

Sot, Frashëri Law Firm, rankohet në Top listën e shërbimeve profesionale në botë.

Studio e Avokatisë “FRASHËRI LAW FIRM” e nisi vitin 2023 duke marë pjesë në nisjen e programit njëvjeçar të festimeve në 100-vjetorin e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit të ICC. Në një letër dërguar nga organizatorët e këtij eventi të rëndësishëm ndërkombëtar drejtuar zotit Frashëri, vihej në dukje: “I dashur Kastriot, Ju lutemi bashkohuni me ne për nisjen e njëqindvjetorit të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit të ICC”. Për nder të këtij rasti, Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë – International Chamber of Commerce (ICC) shpalli një Deklaratë të rëndësishme për Parandalimin dhe Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve, duke përcaktuar vizionin dhe parimet e saj udhëzuese për të formësuar të ardhmen e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve.

Po ashtu, me ftesë të Forumit të Lidershipit të Ontra, I nderuari Avokat Kastriot Frashëri, kreu i Frashëri Law Firm | SFAI Albania mori pjesë në Forumin e Lidershipit Ontra: Lundrimi i Transformimit Ligjor në Tregjet Private më 14 shtator 2023, May Fair Hotel, London, UK. Në ftesën e organizatorëve drejtuar z. Frashëri thuhej:”I dashur Kastriot, Mezi presim t’ju kemi në Forumin e Lidershipit Ontra: Lundrimi i Transformimit Ligjor në Tregjet Private më 14 shtator 2023!”. Dhe në këtë histori suksesi, vazhdojmë punën duke treguar kujdesin e duhur ndaj çështjeve të arbitrazhit. Të ngrihemi çdo ditë me idenë e gjenerimit të projekteve të reja për vete, për partnerët dhe klientët tanë në mënyrë që Frashëri Law Firm | SFAI Albania të vazhdojë të lulëzojë dhe të jetë një rrjet i admiruar avokatie dhe konsulentësh në sektorin e shërbimeve profesionale në gjithë gamën e legal service.

Është fakt, se Studio Ligjore “Frashëri Law Firm | SFAI Albania”, me shërbimet e saj profesionale që ofron në ligjin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar, çdo ditë e më shumë ka tërhequr vëmendjen e subjekteve të interesuara brenda dhe jashtë Shqipërisë. Falë kualifikimeve, përvojës dhe eksperiencës profesionale të deritanishme na ka bërë të vlerësohemi nga disa institucione prestigjoze ndërkombëtare të cilat na kanë besuar për ti përfaqësuar ata në Shqipëri.

Viti 2023 do të konsiderohet një vit suksesi përsa i përket arritjeve profesionale të Frashëri Law Firm | SFAI Albania pasi Global Law Experts, UK ka përzgjedhur gjatë muajit Maj 2023 avokat Kastriot Frashëri dhe “Frashëri Law Firm” në Shqipëri si një avokat global i ligjit duke u dhënë atyre pozicionin e përfaqësimit ekskluziv të Çështjeve të Korporatave dhe Çështjeve Tregtare gjyqësore në Shqipëri. Kështu, nderuari Kastriot Frashëri i është bashkuar Ekspertëve

Share: