Debate të forta kanë ndodhur në Këshillin Bashkiak të Lezhës ditën e sotme në lidhje me marrëveshjen e refugjatëve të ndërrmarë nga qeveria shqiptare dhe italiane. Sipas Syri.net, opozita kërkoi shpjegim në lidhje me dijeninë e marrëveshjes nga ana e pushtetit lokal dhe me konsultimet e tyre me komunitetin.
Gjatë diskutimit opozita ka shprehur ankimin se Lezha nuk mund të kthehet në qendër pritëse kur në nuk janë të plotësuara disa kushte.
Nga ana tjetër anëtarët e Partisë Socialiste janë shprehur se vendimi është marrë nga qeveria i pakonsultuar me Bashkinë e Lezhës edhe konkretisht me Kryetarin e Bashkisë Pjerin Ndreu.
Opozita kërkoi interperlancë me Ndreun por shumica nuk e miratoi në rend dite si pikë të zhvillimit të mbledhjes.
360grade.al