Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan është i bindur se Izraeli po shkon drejt një izolimi ndërkombëtar, trend ky i cili pritet të rritet në ditët në vijim.
Në një pyetje lidhur mbi qëndrimin e Izraelit për refuzimin e armëpushimit dhe zotimit për të vazhduar sulmet me ose pa mbështetjen ndërkombëtare, lideri turk tha se nuk ka më pritshmëri për vullnet të mirë nga Izraeli, shkruan Daily Sabah.
Ai theksoi se për momentin ajo që ka rëndësi është se si e sheh bota veprimtarinë e Izraelit në skenën ndërkombëtare
Në një bisedë telefonike me homologun amerikan, Joe Biden, udhëheqësi turk thuhet se ia përcolli shqetësimet e tija lidhur me zhvillimet në Gazë dhe theksoi nevojën që të ndërhyjë SHBA-ja.
360grade.al