Home KRYESORE “Fundi i teatrit 30-vjeçar të tranzicionit”, Basha: Mbështesim hetimet e SPAK ndaj...

“Fundi i teatrit 30-vjeçar të tranzicionit”, Basha: Mbështesim hetimet e SPAK ndaj krimit dhe pushtetarëve të korruptuar. Ja prioritetet tona

Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha në fjalimin e tij në festën e 33 vjetorit të themelimit të partisë, ndër të tjera tha se PD mbështet hetimet e SPAK ndaj krimit dhe pushtetarëve të korruptuar.

“Prandaj SOT nga kjo sallë, dua të theksoj edhe njëherëmbështetjen e plotë të Partisë Demokratike per SPAK, tëpërgëzoj hetimet e saj ndaj krimit dhe pushtetarëve tëkorruptuar” u shpreh Basha.

Basha tha se misioni i PD nuk ka mbaruar ende dhe se do të jetë kjo parti, ajo e cila do ta bëjë Shqipërinë.

Në fund Basha bëri publike edhe prioritet e partisë së tij, ku disa prej tyre janë: Lista të hapura, vota e diasporës dhe vetingu i politikanëve.

Pjesë nga fjalimi:

Kush mendon se Partia Demokratike e ka mbaruar misonin e saj, gabon rende!

Misioni yne eshte misioni i shqiptareve:

Ata sot kerkojne nje alternative ndaj ketij pushteti te kalbur nga korrupsioni.

Ata sot kerkojne te marre fund teatri 30 vjecar i tranzicionit, ku sa më shumë që bëjnë sikur inatosen, aq më të mëdha i kanëhallet,

Sa më shumë bëjnë sikur janë kundërshtare, aq më të larta iqepin pazaret.

Shqiptarët i kanë kuptuar. I kanë kuptuar se cdo gjë që bëjnë e kane per veten e tyre dhe asgje në interes të Shqipërisë.

Shqiptaret i njohin mire kush jane. Prandaj po I braktisin perdite e me shume.

Dhe prandaj perdite e me shumë i kanë sytë nga ne.

Shqiptaret po na presin.

KY ESHTE MOMENTI YNE I VERTETE:

Partia Demokratike e Shqipërisë, PARTIA JONE, do të behet partia e së ardhmes së shqiptarëve, partia e interesit kombetar, partia e ekonomise se lire, partia e mireqenies se shqiptareve, partia e partneritetit te ngushte dhe te perjetshem me SHBA dhe BE.

Muajt e fundit kam takuar shume prej jush në cdo cep të Shqipërisë.

Pjesemarrja, angazhimi dhe interesimi jua eshte garancia me e bukur e se ardhmes tone!

Sespe Partia Demokratike është shpresa e vetme e shqipëtarëve per ndryshim!

Sespe Partia jone eshte e vetmja alternative europiane ndaj kesaj kaste politike te rrenuar nga korrupsioni dhe te vjeteruar nga pushteti!

Une e di qe sot SHQIPERIA ka nevoje per ne: ajo po na therret, njesoj si para 33 vjeteve:

Ti japim fund tranzicionit shqiptar

Ti japim duart klasës politike 33 vjecare.

Te hapim një faqe të re per Shqipërine dhe per shqiptaret!

Dhe Ne, Partia Demokratike, do ta bejme kete!

SEPSE SHQIPERIA DO TE BEHET!

Do ta bëjmë, ashtu sikurse kemi filluar, me sinqeritet dhe modesti me njerezit, duke i afruar ata qe kanë përzemër fatet e shqiptarëve dhe Shqipërisë.

Duke folur përditë me njerëzit, duke i takuar ata nga afër dhe duke biseduar sy më sy, më këdo që është zhgënjyer me sistemin politik 33 vjecar.

Duke e forcuar bashkëpunimin tone të ngushtë me aleatët tanëndërkombëtarë dhe partnerët tane strategjike, të cilët kanë dhënënjë kontribut të pacmueshëm në këto 33 vite tranzicion për demokracinë dhe shtetin shqiptar, dhe të cilët i falenderoj nga kjo sallë në emër të të gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike.

Fatkeqësisht, as Shqipëria jonë nuk është sot aty ku duhet te ishte.

Pas 33 viteteve pluralizëm, shumica e bashkeqytetareve tane jane në një gjendje të mjerueshme ekonomike.

Krimi duket se pushtuar gjithe vendin.

Korrupsioni ka arritur nivele të panjohura më parë.

Integrimi europian i Shqipërisë ka 10 vite që ecen me hapin e breshkës.

Shqiptarët kanë lënë shtepitë dhe familjet e tyre dhe kanëemigruar si kurrë më parë.

Arsimi dhe shendetesia jane ne degradim të plotë.

Përgjegjësi kryesor për këtë gjendje eshte Edi Rama dhe qeveria e tij.

Kjo qeveri nuk prodhon mireqenie, dije, vende pune dhe siguri! Ajo prodhon vetem korrupsion, regres, arrogancë, drogë dhe krim.

Prandaj SOT nga kjo sallë, dua të theksoj edhe njëherëmbështetjen e plotë të Partisë Demokratike per SPAK, tëpërgëzoj hetimet e saj ndaj krimit dhe pushtetarëve tëkorruptuar.

Shqiptaret mezi e kane pritur kete dite!

Ata kane 33 vite që presin drejtësi të barabartë, një drejtësi ku askush nuk është mbi ligjin.

Sepse vetem keshtu mund te ngrejme shtetin e se drejtes dhe te forcojme demokracine në Shqipëri.

Sepse fatkeqesisht sistemi yne politik ka deshtuar.

Ketu tek ne, nje person i vetem, kryeministri, eshte mbi gjithcka. Sot, pushteti i tij eshte absolut. Ai vete zgjedh, vete vendos, vete zbaton!

Sot deputetët janë kukulla të Kryeministrit qe perdhosin Kuvendin e Shqiperise duke shkelur keshtu me kembe zgjedhesit e tyre, qytetaret shqiptare!

Keshtu parlamenti çnderohet përditë, i teri ne dispozicion të interesave të Edi Ramës dhe klientëve të tij ekonomike.

KY MODEL ESHTE I GABUAR!

KY MODEL ESHTE I VJETER!

KY MODEL NUK I CON DOT SHQIPTARET NE EUROPE!

KY MODEL DUHET DHE DO TE NDRYSHOJE!

Ne jemi këtu sepse besojmë tek një model ndryshe. Besojmë tek demokracia dhe politika normale në sherbim te njerezve.

Prandaj kemi propozuar listat e hapura per zgjedhjet e ardhshme, që ju japin mundësi qytetarëve të zgjedhin vete kush do ti perfaqesoje.

Prandaj duam ti japim mundësinë diasporës shqiptare të votojësi një garanci e madhe për demokracinë shqiptare.

Prandaj kemi propozuar ne kuvend vetingun për politikanet, ne menyre qe te kalojme ne site te gjithe ata qe do tju perfaqesojne juve!

Prandaj duam te zgjedhim presidentin nga populli, qe institucionet tona publike te mos behen vartëse te njeri-tjetrit ne kurrizin tuaj,

Prandaj kemi hapur partine tone ne garen e brendshme per te afruar sa me shume të rinj, gra dhe intelektualëve,

Prandaj kemi vendosur tjua prezantojme 140 kandidatet tane per deputete nje 1 vit para zgjedhjeve!

Sot besoj me shume se asnjehere që kjo politikë,

politika që ndërton dhe nuk shkatërron,

politika e ideve dhe jo politika e dhunës,

është politika që i duhet Shqipërisë dhe shqiptareve.

Dhe këtë do të bëjmë NE.

Ky është misioni i Partisë Demokatike të Shqipërisë

për një Shqipëri të zhvilluar

per një Shqipëri europiane.

Ndaj me mirënjohjen me thelle per sakrificat, kurajon dhe qëndrueshmërinë e themeluesve të Partisë Demokratike.

Me mirenjohjen me te thelle per te gjithe ata qe na kane besuar dhe na kane votuar nder vite.

Me mirenjohjen me te thelle per te gjithë drejtuesit dhe drejtueset e degeve dhe strukturave tona, për të gjithë anëtarët e anëtaret e Partisë Demokratike dhe për të rejat dhe të rinjtë e mrekullueshëm demokratë,

Ju uroj te gjithëve: Gezuar 33 vjetorin!

Rroftë Partia Demokratike e Shqipërisë!

Rroftë Shqipëria!

360grade.al

Share: