“Janë 30 deputetë të Opozitës që kanë firmosur kërkesën e dërguar të enjten, (14 dhjetor 2023) në Gjykatën Kushtetuese, për të “shpëtuar” Sali Berishën nga arrestimi”, raporton Repor TV.
Sipas raportimit në fjalë, përveç 19 deputetëve të Rithemelimit, pra mbështetës të deklaruar të Sali Berishës, firmën për mbrojtjen e ish-kryeministrit në hetim për aferën “Partizani”, e ka dhënë edhe Gazmend Bardhi bashkë me 10 deputetë të grupit të tij.
Bardhi dhe deputetët e tij kanë siguruar numrin e firmave (jo më pak se 28 deputetë) që duheshin për të dorëzuar padinë në Gjykatën Kushtetuese. Emrat u mbajtën të fshehtë, askush nuk doli publikisht të flasë për këtë fakt, e madje vetë Berisha deklaroi se nuk e se kush ishin deputetët. E pyetja që ngrihet është se çfarë interesi fshihet që nuk bëheshin publike emrat dhe firmat e atyre që duan ta shpëtojnë Berishën nga arrestimi?
Në mesin e firmëtarëve janë jo vetëm Bardhi por dhe deputetë të grupit të tij si Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Helidon Bushati, Saimir Korreshi apo edhe Lefter Gështenja. Përgjigjja përse Rithemelimi zgjodhi të mbajë të fshehta 30 firmat, në fakt mund të gjendet pikërisht tek emrat e grupit Bardhi, pasi këta të fundit publikisht janë shprehur se beteja e Sali Berishës nuk i mbivendoset aksionit opozitar në parlament.
Berisha po përpiqet të mbrohet me padinë e 30 deputetëve mbështetës në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar pezullimin e çdo mase ndaj tij derisa të zgjidhet konflikti i kompetencave ndërmjet Kuvendit dhe SPAK sa i takon heqjes ose kufizimit të lirisë së deputetit. Ç’ka rrjedhimisht nëse pranohej, do të shpallte anti-kushtetues, çdo vendim tjetër që rrjedh prej masës së parë, siç është arrestimi i pritshëm.
Nëse edhe kjo tentativë i dështon dhe Gjykata ia rrëzon padinë, mbrojtja e Berishës në anën tjetër, janë protestat para Kuvendit në të njëjtën ditë, të hënën, dhe në të njëjtën orë, në mesditë, kur Këshilli i Imunitetit shqyrton kërkesën e SPAK për masë arresti ndaj Berishës.
30 DEPUTETËT QË FIRMOSËN SHKRESËN QË U DORËZUA NË GJYKATË KUSHTETUESE
1 -Greta Bardeli
2- Kastriot Piroli
3- Lindita Metaliaj
4 -Edmond Spaho
5 -Qani Xhafa
6 -Ludovik Hasani
7 -Flamur Noka
8- Gazmend Bardhi
9- Agron Gjekmarkaj
10- Xhelal Mziu
11- Lefter Gështenja
12 -Saimir Korreshi
13 -Luan Baci
14- Elda Hoti
15 -Zheni Gjergji
16 -Dhurata Çupi
17- Helidon Bushati
18- Ramadan Likaj
19 -Edi Paloka
20 -Albana Vokshi
21- Tritan Shehu
22 -Petrit Doda
23- Sorina Koti
24 -Oerd Bylykbashi
25 -Bujar Leskaj
26- Dashnor Sula
27- Ina Zhupa
28- Kasem Mahmutaj
29- Asllan Dogjani
30 Isuf Çela
360grade.al