Home Gjeo-Ekonomia “Kemi tre-fishuar forcat ushtarake”, komandanti i KFOR në Kosovë: Situata është e...

“Kemi tre-fishuar forcat ushtarake”, komandanti i KFOR në Kosovë: Situata është e qetë, por e brishtë

Komandanti i KFOR në veri të Kosovës, Ozkan Ulutas është shprehur se misioni paqeruajtës është duke ndjekur me imtësi situatën në veri e cila është një pikë e rëndësishme, sipas tij për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. KFOR-i sipas Ulutas është në gatishmëri për të siguruar mjedisin në përputhje me mandatin e OKB-së.

Në një intervistë për mediat në Kosovë, komandanti ka dhënë përgjigje dhe për deklaratat e Zelenskyy-it, i cili ka pretendime se Rusia do të hapi luftë. Sipas tij situata është duke u monitoruar dhe komandati shprehet se nuk do të spekuloj mbi këtë skenar.

“S’do të spekuloj për ndonjë skenar të ardhshëm. Ne monitorojmë nga afër të gjitha zhvillimet përkatëse të sigurisë në rajon. KFOR-i ka një prezencë të zhdërvjellët, fleksibile dhe të dukshme në mbarë Kosovën. Ne mbetemi vigjilentë dhe të përqendruar në zbatimin e përditshëm të misionit të OKB-së dhe gati për të trajtuar çdo situatë që mund të ndikojë në mjedisin e sigurisë”, tha komandati.

Shefi i misionit të NATO-s ka shtuar se situata e sigurisë në pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe është e qetë. Nga ana tjetër ai thotë se KFOR ka shtuar prezencën në veri të Kosovës duke trefishuar numrin e patrullave.

“Në përgjithësi, situata e sigurisë tani është më e qetë, por mbetet e brishtë. Këta janë hapa të kujdesshëm për të siguruar që misioni i KFOR-it të vazhdojë të përmbushë mandatin e OKB-së – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, tha komandati.

360grade.al

Share: