Home Gjeo-Ekonomia Kina merr masa aktive për të rritur “vlerën e investimit” të saj

Kina merr masa aktive për të rritur “vlerën e investimit” të saj

播放Current Time 0:00/Duration 9:46

Si ekonomia e dytë më e madhe në botë, drejtimi i politikave ekonomike të Kinës ka tërhequr vëmendje të madhe globale. Konferenca Qendrore e Punës Ekonomike, e mbajtur nga e hëna deri të martën, shtjelloi se si do të zhvillohet puna ekonomike e Kinës vitin e ardhshëm nga nëntë aspekte. Kjo mbledhje jo vetëm dha udhëzime për punën ekonomike të vitit të ardhshëm, por gjithashtu edhe i dëshmoi botës së jashtme përpjekjet e pandërprera të Kinës për të promovuar rimëkëmbjen ekonomike botërore nëpërmjet zhvillimit të vet.

Synimi për arritjen e përparimit duke ruajtur qëndrueshmërinë vjen nga praktika e ekonomisë së Kinës. 2023-shi është viti i rimëkëmbjes së zhvillimit të ekonomisë kineze pas tre viteve të epidemisë COVID-19, dhe “rimëkëmbja e përmirësimi” janë bërë fjalë kyçe. Në tre tremujorët e parë, ekonomia e Kinës u rrit me 5.2 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke ruajtur një ritëm rritjeje që kryeson ndër ekonomitë kryesore të botës. Objektivat kryesorë të zhvillimit ekonomik dhe social të vendit për të gjithë vitin pritet të arrihen. Shumë institucione ndërkombëtare vlerësojnë se Kina do të kontribuojë më shumë se 30 % në rritjen ekonomike globale këtë vit, duke u bërë forca më e madhe nxitëse e ekonomisë botërore. Në vitin 2024, në sfondin e perspektivës së rimëkëmbjes së ngadaltë të ekonomisë globale, njerëzit kanë nevojë për një mbrojtje më të fuqishme përballë pasigurive. “Do të vazhdojmë të zbatojmë një politikë fiskale proaktive dhe një politikë monetare të kujdesshme” .,. Nga orientimi i politikës ekonomike të Kinës për vitin e ardhshëm, publiku mund të shohë qëndrueshmërinë dhe vazhdimësinë që i mungon botës. Sigurisht, ky nuk është një “vazhdim” i thjeshtë, por një përpjekje më proaktive dhe më e përpiktë. 

Në mbledhjen e kësaj here u propozuan qartë “më shumë politika në  favor të stabilizimit të pritshmërive, të rritjes dhe punësimit”, që do të thotë se “qëndrueshmëria” duhet të konsiderohet si situata dhe themeli i përgjithshëm. Kjo është edhe siguria e zhvillimit që investitorët e huaj vlerësojnë. Promovimi i qëndrueshmërisë nëpërmjet përparimit nënkupton përcaktimin e “përparimit” si drejtim dhe forcë lëvizëse të zhvillimit ekonomik. Si të arrihet “përparimi”? Kjo është e pandashme nga inovacioni teknologjik. “Raporti i Indeksit Global të Inovacionit 2023” i Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale tregon që Kina ka 24 nga 100 grupimet kryesore të teknologjisë në botë, duke u renditur e para në botë për sa i përket sasisë për herë të parë. Disa analistë vunë në dukje se industritë e përparuara të prodhimit dhe shërbimeve moderne, si energjia e re, ekonomia digjitale, inteligjenca artificiale, prodhimi i nivelit të lartë dhe shëndetësia janë fushat kryesore të investimeve të huaja tani në Kinë.

Foto:VCG

Foto:VCG

Foto:VCG

Foto:VCG

Ndër nëntë detyrat kryesore të punës ekonomike të Kinës vitin e ardhshëm, e para është “udhëheqja e krijimit të një sistemi modern industrial nëpërmjet inovacionit shkencor dhe teknologjik”. Gjatë kësaj konference u theksua qartë se “ne duhet të promovojmë fuqishëm industrializimin e ri, të zhvillojmë ekonominë digjitale, të përshpejtojmë zhvillimin e inteligjencës artificiale dhe të bëjmë rregullime në një numër industrish strategjike në zhvillim dhe platforma të reja për industritë e ardhshme.” Mund të parashikohet që, qoftë përmirësimi i industrive tradicionale nëpërmjet transformimit teknologjik, ashtu edhe zhvillimi i industrive të teknologjisë së lartë, do të krijojnë më shumë hapësirë për zhvillimin e investimeve të huaja në Kinë.

Që nga fillimi i këtij viti, një numër i madh drejtuesish nga kompani shumëkombëshe, si “Tesla”, “JPMorgan Chase”, “Apple” dhe “Qualcomm”, e kanë vizituar intensivisht Kinën. Ajo ku ata po fokusohen është se Kina është një treg shumë i madh. Në tre tremujorët e parë, shpenzimet e konsumit final të Kinës kontribuuan me 83.2 % në rritjen ekonomike. Një raport i publikuar nga Instituti i Kërkimeve të Bankës së Kinës të martën parashikon se konsumi i Kinës do të vazhdojë të mëkëmbet në vitin 2024 dhe do të luajë rolin e themelit për rritjen ekonomike. Në mbledhje u theksua se vitin e ardhshëm “përqendrimi në zgjerimin e kërkesës së brendshme”, stabilizimi dhe zgjerimi i konsumit tradicional dhe fokusimi në kultivimin dhe zgjerimin e konsumit të ri do të sjellin më shumë mundësi për investimet e huaja në Kinë. Vetëm pak ditë më parë u njoftua plani i ri i Zonës së Tregtisë së Lirë të Shangait për integrimin e rregullave ekonomike dhe tregtare ndërkombëtare të  standardeve të larta, duke nisur 80 masa të reja hapjeje për të krijuar një zonë demonstrimi të hapjes institucionale kombëtare. Në fillim të nëntorit u përurua Zona Pilot e Tregtisë së Lirë e Kinës (Xinjiang), duke i përmirësuar e duke i çuar në 22 zonat pilot të tregtisë së lirë në Kinë. Në kontekstin aktual të “oborreve të vogla dhe mureve të larta” dhe “ndarjes dhe shkëputjes” të promovuara prej disa vende të Perëndimit, “investimi në Kinë” vjen  gjithashtu nga vendosmëria e palëkundur e Kinës për të zgjeruar hapjen e nivelit të lartë ndaj botës së jashtme.

Foto:VCG

Foto:VCG

Duke gjykuar nga planifikimet e kësaj konference, që nga lehtësimi i hyrjes në treg për sektorët e shërbimeve, si telekomunikacioni e mjekësia, deri te përcaktimi i rregullave ekonomike dhe tregtare sipas standardeve të larta ndërkombëtare dhe zbatimi i tetë veprimeve për të mbështetur ndërtimin e përbashkët me cilësi të lartë të “Një brez një rrugë”, një sërë masash hapjeje të nivelit të lartë pasqyrojnë vendosmërinë e Kinës për të promovuar një ekonomi të hapur botërore. Nuk është e vështirë të kuptohet pse ndërmarrjet e reja me investime të huaja në Kinë në dhjetë muajt e parë të këtij viti u rritën me 32.1 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Një Kinë e hapur është gjithmonë zgjidhja më e mirë për të zgjeruar mundësitë e biznesit për të gjitha vendet. Viti 2024 shënon 75-vjetorin e themelimit të Kinës së Re dhe është gjithashtu një vit kritik për Kinën për të arritur objektivat dhe detyrat e parashtruara në Planin e 14-të Pesëvjeçar. Megjithëse zhvillimi ekonomik i Kinës aktualisht po përballet me disa vështirësi dhe sfida, në përgjithësi, mundësitë janë më të mëdha se sfidat. Duke e marrë  mbledhjen më të rëndësishme ekonomike vjetore si një pikënisje të re, Kina ka aftësinë dhe kushtet për të vazhduar “të konsolidojë dhe përmirësojë prirjen pozitive të rimëkëmbjes ekonomike”. Në këtë proces, vlera e “investimit në Kinë” do të bëhet më e dukshme.

Foto e coverit: Konferenca Qendrore e Punës Ekonomike, 12 dhjetor 2023, Pekin(Foto:Xinhua

/Artikulli dhe fotot jane oftuar nga CRI.CN

Share: