Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare pune në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku po merr pjesë në Samitin Botëror të Veprimit të Klimës, COP28.
Kreu i qeverisë është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres dhe presidentin e KiE-së, Charles Michels, si dhe me Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan.
Rama ka ndarë një video, në rrjetin social Facebook, të momentit të mbërritjes në Dubai ku edhe është pritur nga Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, President i EBA dhe Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në Samitin e Ndryshimeve Klimatike.