Home KRYESORE Më shumë mandarina kundër thinjave, arsyet përse duhet t’i konsumoni çdo ditë

Më shumë mandarina kundër thinjave, arsyet përse duhet t’i konsumoni çdo ditë

Mandarinat janë ndër agrumet më të shëndetshme dhe më të pëlqyera nga konsumatori shqiptar.

Antioksidantët që gjenden tek mandarinat, ulin kolesterolin e keq dhe largojnë radikalet e lira në organizëm.

Mandarinat janë shumë të pasura me fibra dhe stimulojnë rënien në peshë.

Përveç mbipeshës, konsumi i rregullt i mandarinave ndihmon në ekuilibrimin e tensionit të gjakut.

Vitamina C tek mandarinat ndihmon kundër të ftohurës dhe forcon imunitetin.

Vitamina C luan shumë role në trupin e njeriut dhe një prej tyre është parandalimi i thinjave.

Shkaqet kryesore të shfaqjes së thinjave

Ekspertët kanë identifikuar disa prej shkaqeve të mëposhtme të zbardhjes së flokëve.

Problemet në ushqyerje

Sipas të dhënave, mungesat e vitaminave B12, zinkut dhe bakrit shkaktojnë shfaqjen e parakohshme të thinjave.

Këto ushqyes ndihmojnë në procesin metabolik që u jep flokëve ngjyrën natyrale.

Faktori genetik

Në shumë raste, faji pas shfaqjes së hershme të thinjave qëndron tek faktori genetik.

Në këtë rast, thinjat janë realitet i pandryshueshëm.

Ndotja mjedisore

Ndotja e përditshme që rrezikon flokun e dobëson shumë atë.

Këto goditje të njëpasnjëshme shkaktojnë eventualisht zbardhje të tij.

Duhani

Radikalet e lira që prodhohen nga pirja e duhanit shkaktojnë stres oksidues që dobëson prodhimin e melaninës dhe nxit zbardhjen e flokut.

Stresi

Tensioni i lartë, stresi dhe ankthi janë ndër shkaqet kryesore të zbardhjes së parakohshme të flokut.

Flokët që bien si pasojë e një ndodhie traumatike apo stresuese mund të rriten sërish, por kësaj here të thinjur.

Tiroidja

Ekspertët thonë se njerëzit që vuajnë nga tiroidja kanë tendencën të thinjen përpara kohe.

Si ndihmojnë mandarinat kundër thinjave

Së pari, duhet të dini që thinjat shfaqen kur në organizëm mungojnë ushqyesit kryesorë, pra vitaminat, mineralet dhe antioksidantët.

Një prej vitaminave kryesore kundër thinjave është ajo B12 që gjendet me shumicë tek mandarinat.

Kjo vitaminë e rëndësishme ndihmon duke ngadalësuar gjithë procesin e thinjave.

Vitamina C ndihmon trupin të prodhojë më shumë kolagjen.

Vitamina A, e cila gjithashtu gjendet tek mandarinat, ndihmon flokun të jetë më i hidratuar./AgroWeb.org

Share: