Home Gjeo-Ekonomia Menjëherë pas Vjenës, duke lënë pas Londrën dhe Pragën/ Organizata e njohur...

Menjëherë pas Vjenës, duke lënë pas Londrën dhe Pragën/ Organizata e njohur evropiane rendit Sarandën në listën e 20 tregjeve më të bukura të Krishtlindjeve në Evropë

Bazuar në një rekord prej 600,000 votash nga udhëtarët nga 168 vende në mbarë botën, organizata e destinacioneve më të mira evropiane (EBD) ka zbuluar listën e saj të “tregjeve më të bukura të Krishtlindjeve për t’u vizituar 2023-2024”.

Më shumë se kurrë, udhëtarët duket se tërhiqen nga destinacionet e reja të Krishtlindjeve dhe kanë zgjedhur të festojnë në Hungaris, në Bazilikat e Budapestit si të preferuarat e tyre, duke e bërë atë destinacionin më të vlerësuar të Krishtlindjeve në këtë renditje.

Me këtë nominim të katërt, ia kalon Zagrebit, i cili më parë kishte tre çmime radhazi.

Craiova, në Rumani, zuri vendin e dytë, duke e bërë atë “ndoshta atë me rritjen më të madhe në popullaritet”, sipas EBD.

Krajovës gjithashtu iu dha titulli Pema e Krishtlindjeve më e Bukur në Evropë nga votuesit.

Metz në Francë, i përzgjedhur Tregu më i mirë i Krishtlindjeve për familjet. Poznan në Poloni ka shesh patinazin më të bukur të Krishtlindjeve në akull. Riga në Letoni ka Tregun më autentik të Krishtlindjeve. Valkenburg në Holandë ka Paradën më të Mirë të Krishtlindjeve. Asti-Govone në Itali ka Tregun më të mirë romantik të Krishtlindjeve. Madeira në Portugali ka Tregun më të mirë të Krishtlindjeve me diell.

EBD punon në partneritet me më shumë se 350 zyra turistike evropiane dhe rrjetin Eden (Destinacione të qëndrueshme) të krijuar nga Komisioni Evropian për të promovuar diversitetin e turizmit në Evropë.

“20 tregjet e Krishtlindjeve të përzgjedhura nuk janë vetëm rrugica shtëpish, por janë ngjarje kulturore dhe artistike me koncerte, punëtori krijuese, dritat e Krishtlindjeve, fishekzjarre, shfaqje, shesh patinazhi në akull dhe janë të përkushtuar ndaj qëndrueshmërisë duke ofruar ushqime dhe produkte artizanale vendase”, shpjegon EBD.

Tregjet fituese do të promovohen gjatë gjithë vitit dhe mund të shfaqen me titullin “Tregu më i mirë evropian i Krishtlindjeve.”

Këtu janë fituesit për të frymëzuar pushimet tuaja në Evropë:

  1. Budapest, Festa e Ardhjes në Bazilikën
  2. Kraiova, Rumani
  3. Metz, Francë
  4. Poznań, Poloni
  5. Montbeliard, Francë
  6. Riga, Letoni
  7. Govone & Asti, Itali
  8. Birmingham, Angli
  9. Madeira, Portugali
  10. Valkenburg, Holandë
  11. Bruksel, Belgjikë
  12. Trier, Gjermani
  13. Edinburg, Skoci
  14. Vjenë, Austri
  15. Sarandë, Shqipëri
  16. Londër, Angli
  17. Dresden, Gjermani
  18. Pragë, Republika Çeke
  19. Bruges, Belgjikë
  20. Mançester, Angli

Sa i përkët përshkrimit të Sarandës, thuhet se kjo është hera e parë që Tregu i Krishtlindjeve i Sarandës në Shqipëri shfaqet në këtë renditje.

Saranda është një qytet modern, i ri, dinamik dhe një destinacion perfekt gjatë gjithë vitit për pushime me diell apo me borë.

Në renditje dhe i Sarandës/ Kush janë 20 tregjet më të

Tregu i Krishtlindjeve i Sarandës e shndërron shëtitoren e qytetit në një vend të çudirave dimërore nga data 6 dhjetor deri më 2 janar. Me dekorime vezulluese, një pemë të bukur Krishtlindjesh, shesh patinazhi, karusel, kasolle druri dhe skena për muzikë dhe evente, ofron një atmosferë festive dhe të veçantë.

Vizitorët mund të shijojnë kuzhinën lokale, artizanatet dhe produktet rajonale së bashku me një program të pasur koncertesh, shfaqjesh dhe një paradë, duke e bërë atë një destinacion magjepsës pushimi.

360grade.al

Share: