Home Gjeo-Ekonomia Paditi për deklaratë të rremë dëshmitarin, GJKKO pranon ankimimin e Fredi Belerit

Paditi për deklaratë të rremë dëshmitarin, GJKKO pranon ankimimin e Fredi Belerit

Gjykata e Posaçme ka pranuar ankimin e bërë nga Alfred Beleri kundër një vendimi të SPAK për të mos hetuar kallëzimin e tij ndaj dëshmitarit, Arsen Rama. Sipas Gjykatës, SPAK duhet të shpallte moskompetencë dhe ta delegonte kallëzimin në një prokurori rrethi.

“Pas vlerësimit të kallëzimit penal të sipërcituar, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 11.10.2023 vendosi: “Mosfillimin e procedimit penal, për kallëzimin penal Nr. 211 datë 09.10.2023 të depozituar nga shtetasi Dhionisios Alfred Beleri. Ky vendim i njoftohet kallëzuesit, i cili ka të drejtën e ankimit  në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 10 (dhjetë) ditëve nga marrja dijeni.”.

Vendimi i mësipërm është ankimuar në Gjykatë nga kallëzuesi më datë 23.10.2023. Lidhur më shqyrtimin e kësaj kërkese, Gjykata vendosi ta shqyrtoi në dhomë këshillimi pa praninë e palëve dhe të sekretares gjyqësore në respektim të nenit 291 pika 3 të K.Pr.Penale. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 75/a, 112, 290 dhe 291 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe në nenin 305/b të Kodit Penal, duke vlerësuar se Prokuroria e Posaҫme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka kompetencë lëndore për shqyrtimin e kallëzimit të bërë nga ankuesi Dhionisios Alfred Beleri, me vendimin Nr. 426, datë 28.12.2023, vendosi: Pranimin e ankimit të paraqitur nga shtetasi Dhionisios Alfred Beleri”, thuhet në vendim.

Arsen Rama, i cili ka qenë i infiltruar nga Prokuroria e Vlorës në çështjen Beleri, ishte kallëzuar më 9 tetor 2023 nga kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës për “deklarim të rremë”.

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin. Ai së bashku me qeverinë greke e quajnë arrestimin si me prapavijë politike, madje Greqia ka kërcënuar se do vendosë veton për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

360grade.al

Share: