Home KRYESORE “PD nuk fal kurrë arrestimin e liderit të opozitës”, Luçiano Boçi: Rama...

“PD nuk fal kurrë arrestimin e liderit të opozitës”, Luçiano Boçi: Rama tejkaloi edhe masat e Putin ndaj Navalnit

Ish-deputeti Luçiano Boçi deklaroi nga selia e Partisë Demokratike se masat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha u vendosën pa asnjë provë dhe dokument.

Ndërsa e konsideron si masë tipike për diktaturë, Boçi tha se Rama urdhëroi mercenarët e tij të caktojnë arrestin.

“Rama tejkaloi edhe masat e Putin ndaj Navalnit”, tha midis të tjerash, duke shtuar se beteja e opozitës kundër diktaturës do të vazhdojë.

Deklaratë e Partisë Demokratike: 

Sot Edi Rama, bastardi direkt i xhelatëve KristaqRama dhe Spiro Koleka i shërbyer nga ish-xhelati, oficeri i policisë sekrete të Enver Hoxhës ArbenKraja, prokurorja Millonaj e denoncuar dhjetëra herëpër lidhjet me krimin dhe dhunimin e të drejtave të njeriut, së bashku me gjykatësen Gjoka të shkarkuarsi e papërshtatshme nga detyra me 2 shkurt 1996, vendosen pa asnjë provë, fakt apo dokument por tëbazuar fund e krye në falsitet masa kufizuese tipikepër narkodiktaturat.

Kështu sot Edi Rama në një akt urrejtje tëpapërmbajtur politike, urdhëroi mercenarët e vetë nëprokurori dhe gjykatë Arben Kraja, ish-xhelat, oficeri i policisë sekrete i regjimit komunist dhe Enkeleda Millonaj, prokurorja e SPAK me lidhje tëngushta me krimin, dhe gjykatësen  Gjoka,  e shkarkuar nga detyra nga Sali Berisha në vitin 1996, që të vendosin kryetarin e PD-së Sali Berisha nëarrest shtëpie, me mbikëqyrje policore dhe ndalim tëplotë komunikimi. Me këto akte Edi Rama dhemercenarët e tij dhunojnë, Kushtetutën, Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe rëndisin Shqiperinë, vend anëtar të NATO-s krahas diktaturave si ajo e Rusisë, Bjellorusisë, Ugandës, Venezuelës, etj.

Me këto masa mafioze dhe staliniste, kreu  inarkoshtetit shqiptar, Edi Rama mendon se do realizojë ëndrrën macabre, të një Shqipërie pa opozitë, të parardhësve të tij, babait të tij biologjikxhelat që urdhëronte varjen në litar në gusht të vitit1988 të poetit Havzi Nela dhe dajës famëzi, Spiro Koleka që kërkonte të fuste tanket kundër studentëve që në vitin ‘90.

Me këto masa që shpalli sot Edi Rama ndaj Sali Berishës, që tejkalojnë në rrafshin e komunikimit dhe ato që Putini ka vendosur ndaj Navalnit, ai dhe mercenarët e tij dëshmojnë se ata i ka kapur tmerri nga humbja e kontrollit mbi opozitën dhe motoja e saj: O sot, o kurrë, në betejë pa kthim përpërmbysjen e narkoregjimit të parë dhe të vetëm nëEuropë.

Partia Demokratike denoncon me ashpërsinë më tëmadhe këto akte antikushtetueee të Edi Ramës dhedeklaron se me asnjë masëë, me asnjë vendim SaliBerisha dhe kjo parti nuk mund të mposhten, por do vazhdojnë betejën e tyre pa kthim, kundër diktaturëssë Edi Ramës që ka shndërruar aleancën me kriminnë forcen kryesore shtypëse dhe vendimarrëse nëShqipëri.

Partia Demokratike i thotë Edi Ramës se me këtoakte vetëm sa afron fundin tënd të merituar. Ajo kadenoncuar dhe do denoncojë të gjitha vjedhjetmonstruoze që iu bëni shqiptarëve me qeverinëorganizatë kriminale tuaj si organizatat kriminale, por edhe familjen tënde të ngushtë mafioze,bashkëpunimin tënd si grup i strukturuar kriminalme Pëllumb Gjokat, Hysët e Sinaloas së Meksikës, apo Mc Gonigalin, Nezën dhe Duçkën tënd. PartiaDemokratike nuk do të falë kurrë rrëmbimin e votëssë lirë të shqiptarëve, mohimin e të drejtavekushtetuese të opozitës dhe vendosjen në arrest tëliderit të saj, Sali Berisha. Partia Demokratike iu bënthirrje antarëve dhe mbështetësve të saj, por edhembarë shqiptarëve të vazhdojmë: O sot, o kurrëbetejën tonë pa kthim për rivendosjen e pluralizmitpolitik dhe ndëshkimin e merituar të Edi Ramës, armikut më të egër të qenies, identitetit, dinjitetit dhelirive të shqiptarëve.

360grade.al

Share: