Home Gjeo-Ekonomia Trashëgimtarja e L’Oréal, gruaja e parë që grumbullon një pasuri prej 100...

Trashëgimtarja e L’Oréal, gruaja e parë që grumbullon një pasuri prej 100 miliardë dollarë

Trashëgimtarja e L’Oréal, Françoise Bettencourt Meyers, është bërë gruaja e parë që ka grumbulluar një pasuri prej 100 miliardë dollarësh, sipas një renditjeje të njerëzve më të pasur në botë.

Perandoria franceze e bukurisë e themeluar nga gjyshi i saj ka “performancën” më të mirë në bursë në dekada.

Aksionet e L’Oréal u rritën në një shifër rekord të lartë në Paris të enjten. Pasuria neto e 70 vjeçares Bettencourt Meyers, kaloi 100 miliardë dollarë në Indeksin e Miliarderëve të Bloomberg, duke e bërë atë personin e 12-të më të pasur në botë.

Ajo është ende shumë larg nga francezi Bernard Arnault, i cili ishte i dyti në listë me një vlerë neto prej 179 miliardë dollarësh.

Arnault është themeluesi i LVMH, grupi më i madh i luksit në botë, i cili zotëron disa nga markat më mëdha duke përfshirë Fendi dhe Louis Vuitton.

360grade.al

Share: