Tregtia elektronike ndërkufitare e Kinës ka regjistruar rritje të fuqishme vitet e fundit, duke injektuar një shtysë të re në tregtinë e jashtme të vendit dhe duke dhënë dividentë globalë.
“Zhvillimi i tregtisë elektronike ndërkufitare të Kinës i është përmbajtur gjithmonë një strategjie zhvillimi të drejtuar nga inovacioni”,- tha Xiao Lu, një zyrtar në Ministrinë e Tregtisë, duke vënë në dukje se vendi ka thelluar bashkëpunimin e tij ndërkombëtar në këtë sektor.
Xiao i bëri komentet ndërsa mbajti një fjalim në Ekspozitën e dytë Globale të Tregtisë Digjitale (GDTE) në Hangzhou, kryeqendra e provincës Zhejiang të Kinës Lindore. Mbi 800 ndërmarrje u ftuan të merrnin pjesë në këtë ekspozitë të përfunduar së fundmi, ku u shfaqën produkte dhe shërbime të fundit dhe u mbajtën diskutime rreth temave të nxehta që lidhen me tregtinë digjitale globale.
Nga janari në shtator, shkalla e importeve dhe eksporteve të tregtisë elektronike ndërkufitare arriti në 1.7 trilion juanë (rreth 239 miliardë dollarë amerikanë), një zgjerim nga viti në vit prej 14.4 për qind dhe që përbën 5.5 për qind të vëllimit të tregtisë së mallrave gjatë periudhës.
Gjatë pesë viteve të fundit, pjesa e tregtisë elektronike ndërkufitare në tregtinë e jashtme të Kinës është rritur nga më pak se 1 për qind në rreth 5 për qind.
Qyteti Shenyang i Kinës Verilindore hapi në nëntor linjën drejt Çikakos për tregtinë elektronike ndërkufitare 2023/ foto nga CFPEkspozita ka ofruar një platformë që mund të përshpejtojë tregtinë elektronike ndërkufitare brenda dhe jashtë vendit.
Monica Zhang, drejtuese e marketingut dhe komunikimit në “Mercado Libre China”, dega kineze e një sipërmarrjeje të platformës së tregtisë elektronike në Amerikën Latine, tha se mbi 100 tregtarë i ishin afruar kompanisë për konsultime brenda gjysmë dite nga ceremonia e hapjes së ekspozitës.
Mallrat kineze kanë fituar popullaritet në mesin e konsumatorëve në Amerikën Latine dhe kompania ka ofruar zgjidhje për dhjetëra mijëra shitës kinezë që kërkojnë të bëhen globalë, tha Zhang.
Në stendën e “China-ASEAN Mercantile Exchange”, vizitorët tërhiqeshin nga produkte ekzotike, si kokrrat e kafesë nga Vietnami dhe bishtajat e vaniljes nga Indonezia.
Philip Chong, drejtori i marketingut ndërkombëtar , tha se shumë ekspozues nga vendet anëtare të ASEAN-it shpresojnë të hyjnë në tregun kinez.
Pavijoni i Tregtisë Elektronike të Rrugës së Mëndafshit (SREC) ishte një tjetër pikë kryesore e Ekspozitës së dytë Globale të Tregtisë Digjitale të këtij viti, duke vënë në pah arritjet e rëndësishme të bëra në avancimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar midis vendeve pjesëmarrëse të nismës “Një brez, një rrugë”.
Deri në fund të tetorit 2023, Kina kishte nënshkruar memorandume mirëkuptimi për bashkëpunimin në Tregtinë Elektronike të Rrugës së Mëndafshit me 30 vende. Të dhënat tregojnë se importet dhe eksportet e tregtisë elektronike ndërkufitare të lidhura me Tregtinë Elektronike të Rrugës së Mëndafshit përbëjnë mbi një të tretën e totalit të tregtisë elektronike ndërkufitare të Kinës.
Platformat kineze të tregtisë elektronike kanë bashkëpunuar në mënyrë proaktive me vendet pjesëmarrëse të nismës “Një brez, një rrugë”.
Depo për tregtinë elektronike ndërkufitaretë në qytetin Jinhua të provincës Zhejiang të Kinës Lindore më 10 nëntor 2023/ foto nga CFPNë 10 muajt e parë të këtij viti, platforma e shitjeve me pakicë të “Alibaba” importoi mbi 66 miliardë juanë mallra nga vendet e bashkëpunimit të Tregtisë Elektronike të Rrugës së Mëndafshit.
Një bazë e fermave me durian në Vietnam ka tejkaluar shitjet në tregun kinez në mbi 250 milionë juanë çdo vit që kur filloi bashkëpunimin me “Freshippo”, kompania e re e shitjes me pakicë e bazuar në inteligjencën digjitale të grupit “Alibaba”. Një bazë e fermave me spec djegës në Ruanda ka gjashtëfishuar të ardhurat e fermerëve vendas.
Kina është zotuar të vazhdojë të përshpejtojë transformimin e saj digjital dhe zhvillimin e tregtisë elektronike ndërkufitare, të përmirësojë infrastrukturën digjitale, të krijojë zona pilot për bashkëpunimin e tregtisë elektronike në Rrugën e Mëndafshit dhe të punojë me partnerët për të hapur tregje të tregtisë elektronike me vendet e “Një brez, një rrugë”.
Vitet e fundit, shkalla e tregtisë midis Kinës dhe vendeve pjesëmarrëse të “Një brez, një rrugë” është rritur me shpejtësi dhe teknologjia e modeli i biznesit ndërkufitar i tregtisë elektronike të Kinës gjithashtu po bën përparim, tha Hu Qimu, zv.sekretari i Përgjithshëm i Forumit të Integrimit të Ekonomive Digjitale-Reale.
Për të nxitur zhvillimin me standard dhe cilësi të lartë, nevojiten përpjekje për të nxitur koordinimin e rregulloreve dhe institucioneve, si dhe lehtësimin e tregtisë, tha Hu.
“Tregtia elektronike ndërkufitare është bërë një forcë e re e rëndësishme në tregtinë e jashtme”,- tha Huang Xianhai, zv/president i Universitetit Zhejiang, duke shtuar se tregtia digjitale është një pikë e re e ndritshme e rritjes së tregtisë globale dhe një motor i ri për përpjekjet e Kinës për t’u shndërruar në një komb të fortë tregtar.
Në foton e coverit: Ekspozita e dytë Globale e Tregtisë Digjitale në qytetin Hangzhou të provincës Zhejiang të Kinës Lindore në nëntor 2023/ foto nga CFP/ Artikulli dhe fotot janë ofruar nga CRI.CN