Home KRYESORE Vendit i nevojiten intelektualë dhe jo vetëm artikullshkrues

Vendit i nevojiten intelektualë dhe jo vetëm artikullshkrues

NGA TRITAN KALO

Shumë-shumë vite më parë kur “ethet e hapjes së universiteteve” u shtrinë nga Shqipëria e këndej Drinit edhe në atë të andej Drinit, kam ndjekur një intervistë me Ministrin e Arsimit dhe të Shkencës së Sllovenisë, vendi i parë i Illiricum Peninsula në Bashkimin Europian, dikur edhe Republika me të ardhurat më të larta për frymë në ish-Jugosllavi…..

Shqetësimi i tij ishte se përse kaq shumë universitete dhe të diplomuar për Kosovën, ku “tregu i punës ishte i angësht” dhe diplomat e tilla pothuajse të pavlefshme…..Në atë kohë Kosova kishte më shumë të diplomuar, të masteruar, të doktoruar dhe të profesoruar për frymë se sa Sllovenia, POR niveli i zhvillimit socio-ekonomik i Sllovenisë ishte ku e ku më lart se në Kosovë…..”

Përse duhet që një fermer i vogël me 25-30 lopë ose 250-300 të imta, ta dërgojë djalin për studime të larta veterinare apo zooteknike kur atij mjafton një arsimim profesional i mesëm në këto fusha për mbarështrimin e tyre. Humbje kohe dhe pak përftim ekonomik. Një Zooteknik apo Veteriner me arsim të lartë i mbulon mjaft mirë disa ferma të tilla”- tha ai në mes të tjerave…..

RENDJA PAS DIPLOMAVE por jo PAS CILËSIMIT TË DIJEDHËNIES e DIJEMARJES edhe në Shqipërinë e këndej Drinit, sollën për pasojë që në testimin e fundit të Pizza-s të dy Shqipëritë të renditen në 10 vendet e fundit, mes 81 vendeve ku u krye ky testim/studim. Në ndërkohë të mos nënvlerësojmë faktin se “prodhimtaria shkencore dhe artikullore” sidomos në Fushën e Dhënies së Përkujdesit Shëndetësor në të dy vendet, po vuan nga sëmundja “Made in Albanistan” e “inflacionit galopant”, kur vendi ynë edhe pas 32 viteve Pluralizëm politik po mbetet më i varfëri në Europë. Flitet në këtë rast “në modestinë e mendimit tim” thjesht 1- për bërjen e shkencës për shkencë, si dhe 2- të të shërbyerit të këtyre shkrimeve për CV-të dhe vetëmburrjes së autorëve të tyre…. Çfarë impakti kanë patur dhe kanë këta autorë në dijedhënie si dhe në cilësimin e kujdesit shëndetësor ndaj popullatës?!…..

Në QSUNT kartela mjekësore të shkrojtura vetëm me shkronja të mëdha dore, të “mirëmbajtura” në mënyrën më të keqe të mundëshme kam parë pas rikthimit tim në Shqipëri në Korrik 2009, por ripunësimit në Prill 2010… Subjekt për tjetër “tregim” ky mos punësimi im Korrik 2009- Prill 2010…Studentë “që shpenzonin kohën në ballkonet e spitaleve apo në kafenetë e tyre”, besoj se vetëm në Universitetin e Mjeksisë dhe në QSUNT mundej të shihje në “Europën e prapambetur”…..Dhe në ndërkohë dijedhënësit e tyre janë vënë në garë me njëri-jatrin se kush të flasë në sa më shumë Konferenca e kush të botoj sa më shumë artikuj…..

CILËSIJA e dijedhënies dhe e dijemarrjes, si dhe CILËSIA e ofrimit të përkujdesit shëndetësor ndaj popullatës, janë për mua dhe jo vetëm, dy treguesit kryesor të CILËSISË së punës së atyre që kanë më shumë merak “gjoksnxjerrjen dhe përllogaritjen e pikëve nëpër rankime”…

PANDEMIA e COVID-19 i rrëzoj nga piedestali shumë prej këtyre “të vetëvendosurve në to”, sepse “Modesty and solid knowledge run a long way” (“Thjeshtësia dhe njohuritë e qëndrueshme të shpien përpara”)….. PO DETYRIME SHOQËRORE a kanë këta individë, për të ngritur kur duhet sado pak zërin përballë problemeve të shumta, që po kalon Shoqëria jonë në këto 32 vite zhagitjeje në udhëkryqin e DEMON-KRACISË…..

INTELEKTUALIZMA e bën të domosdoshme një gjë të tillë…. KONFORMIZMI mundet të sjellë përftime jo të neglizhueshme në karrierë dhe në financat e individëve të tillë, të cilët kurdoherë kanë “ndjerë dorën e ngrohtë të partisë në pusht-shtetin e rrallës”, POR ai e zbeh jo pak figurën e tij në të tashmen dhe në të ardhmen e historisë zhvillimore të vendit……

Këto vëzhgime dhe sugjerime të miat ndoshta i bëjnë të mendojnë sado pak ata/ato të cilëve u adresohen. “It takes bravery to do what is right” (“Kërkohet guxim për të bërë atë çfarë është e drejtë” – nga filmi “Reader”)…..

Dalja nga guacka e “unit të vetkënaqur” i shërben më mirë si atij vetë, po ashtu edhe të tërë shoqërisë sonë…. Unë Mantelbardhi Tritan Kalo, nuk jam aspak në konflikt interesash në ato çka unë po shkruaj e shpreh më lart, sepse që prej 18.07.2023 jam në pension të plotë dhe larg tregut të punësimit në Shqipërinë e këndej Drinit….Together forever and ever!!!!

Share: