Ceremonia për venien e parë në skenë të “Të Mjerëve” të Viktor Hygoit në gjuhën kineze u zhvillua në Teatrin Lao She në qendër të Pekinit më 15 dhjetor. Pavarësisht motit dimëror, dashamirët e zjarrtë të teatrit u mblodhën për të komunikuar me ekipin e shfaqjes dhe anëtarët kryesorë të kastit.
Me skenën e ndriçuar dhe meloditë e qeta të një kuarteti harqesh që mbushnin ajrin, fragmente nga kryevepra letrare e Hugoit zbukuruan sfondin e skenës. Performanca e shkurtër, por magjepsëse prezantoi atributet tekstuale dhe muzikore të produksionit.
Nga 26 deri më 28 janar 2024, shfaqja “Të mjerët” në kinezisht do të jetë premierë në Teatrin Poly të Pekinit, nën drejtimin e regjisorit francez Jean Bellorini.
Një bashkëpunim midis kompanisë Magnificent Culture dhe festivalit Printemps des Comédiens (Pranvera e Aktorëve) nga Montpellier, e Francës, kjo shfaqje shënon investimin e parë të festivalit në një prodhim teatror kinez.
Foto nga VCG
Organizatorët thanë të premten se skenari për këtë interpretim në kinezisht ishte i bazuar në versionin e Charles Hugo, djalit të Victor Hugoit. Ndërsa procesi i krijimit evoluoi, megjithatë, regjisori Bellorini vendosi të krijonte një skenar krejtësisht të ri.
“Thelbi i punës sime qëndron në vetë librin. E përdora këtë shfaqje për të vënë në pah kryeveprën letrare”, tha Bellorini. “Përmes këtij udhëtimi krijimi, individë me prejardhje të ndryshme kulturore bashkohen, duke u përplasur për të prodhuar përmbajtje të rëndësishme artistike”.
Fillimi i këtij prodhimi në kinezisht daton në vitin 2021, duke përfshirë tre vjet punë të përpiktë. Sipas organizatorëve, i gjithë dialogu i paraqitur në shfaqje është nxjerrë nga romani dhe kompozimi muzikor do të realizohet nga ekipi francez.
Regjisori Bellorini, një veteran në ndërthurjen e shfaqjeve teatrale me elementet muzikore në shprehjen e artit, ka projektuar segmente të shumta muzikore dhe shfaqje live për këtë dramë. Ai ka përshtatur tema të veçanta muzikore për secilin personazh kryesor të shfaqjes.
“Muzika ka fuqinë të rezonojë thellë me njerëzit,” tha Bellorini. “Është një gjuhë universale, që kapërcen barrierat, lidh zemrat e njerëzve dhe transmeton emocione te publiku, në mënyrë që të ndihmojë në përcjelljen e thelbit të librit të Hugoit. Shpresoj që publiku të mbajë në mendje meloditë e kësaj drame pasi ta shikojë atë.”
Foto nga VCG
Në këtë përshtatje të “Të mjerëve”, interpretuesit jo vetëm që do të luajnë rolet e tyre, por edhe do të dalin nga personazhet e tyre për të recituar fragmente nga romani në skenë. Kjo teknikë e Brechtit, e njohur si “efekti i tjetërsimit”, sfidon interpretuesit duke sjellë një përvojë që të ngjall mendime për audiencën.
Liu Ye, producent dhe aktori kryesor i shfaqjes, tha: “Ajo që më bëri më shumë përshtypje është futja e regjisorit të stileve të forta teatrale franceze në shfaqje. “Të mjerët” është një histori me të cilën jemi shumë të njohur. Është përshtatur në muzikalë, shfaqje, por injektimi i elementeve teatrale franceze u ofron aktorëve kinezë një eksperiencë unike interpretuese.”
Pas premierës së saj, shfaqja do të nisë një turne mbarëkombëtar që zgjat gjashtë muaj dhe mbulon 15 qytete, duke përfshirë Suzhou, Shangain, Shenyang, Nanjing, Hangzhou, Wuhan, Chengdu dhe Shenzhen./Artikulli dhe fotot janë ofruar nga CRI.CN