Home KRYESORE “Aktiviteti i tij politik është i pacenuar”, Avokati i Berishës: Vendimi i...

“Aktiviteti i tij politik është i pacenuar”, Avokati i Berishës: Vendimi i gjykatës nuk e ndalon t’u flasë mbështetësve të tij

Genc Gjokutaj, avokati i kreut të PD-së, Sali Berishës thotë se nuk ka efektivë policie tek dera e banesës së ish-kryeministrit, pavarësisht masës së sigurisë “arrest shtëpie” me mbikëqyrje policore.

Në emisionin “Opinion”, Gjokutaj tha se kjo masë e marrë nga Gjykata nuk e cenon aktivitetin e tij politik. Ai tha se Berisha është në “arrest shtëpie” si dhe ka ende masën që e ndalon të dalë jashtë Shqipërisë, gjë e cila sipas tij, është absurde.

“Është njëkohësisht dhe me ndalim dalje jashtë shtetit, e përjashtojnë njëra-tjetrën këto masa. Ky është një absurditet! Berisha nuk ka nevojë të ketë policë të dera sepse ai nuk i është shmangur drejtësisë. Nuk ka policë në derë! Komunikimi i zotit Berisha ka dy funksione, si person nën hetim, por edhe si politikan.

Ai në këtë cilësi ka detyrim për komunikimin siç po e realizon. Ai nuk po takon ekspertë apo dëshmitarë që t’i intimidojë. Nëse ka probleme që lidhen ngushtësisht me akivitetin politik patjetër. Gazetarët duhet të marrin autorizim.

Zoti Berisha mund të komunikojë edhe përmes rrjeteve sociale. Deri ku është i ndaluar dhe deri ku është i lejuar? Gjykata nuk ka detajuar, ne në ankim e kemi shtjelluar. Aktiviteti politik i zotit Berisha është i pacenuar nga vendimi i gjykatës, kjo është absolute”, tha Gjokutaj.

360grade.al

Share: