Ambasadorja e sapoemëruar e Kinës në Shqipëri Pang Chunxue i dorëzoi të hënën kopjen e letrave kredenciale drejtores në detyrë të Protokollit të Shtetit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë Aliçkaj.
Ambasadorja Pang e falënderoi palën shqiptare për organizimin e ceremonisë së dorëzimit të kopjes së letrave kredenciale menjëherë pas marrjes së detyrës prej saj. Ajo tha se, megjithëse Kina dhe Shqipëria janë larg, ato kanë një miqësi të thellë tradicionale. “Si ambasadorja e 20-të e Kinës në Shqipëri, e ndiej thellësisht se misioni im është i lavdishëm dhe përgjegjësia ime është e madhe. Jam e gatshme të kryej plotësisht detyrat dhe përgjegjësitë gjatë mandatit tim dhe të bëj përpjekje të pandërprera për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm e të shëndetshëm të marrëdhënieve dypalëshe,” u shpreh znj. Pang.
Aliçkaj shprehu mirëpritjen për marrjen e detyrës së re në Shqipëri nga ambasadorja Pang dhe tha se Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë është e gatshme ta mbështesë dhe ta ndihmojë në mënyrë aktive ambasadoren Pang në punën e saj dhe do të vazhdojë të mbajë komunikim dhe bashkëpunim të ngushtë me ambasadën kineze në Shqipëri. “I uroj ambasadores Pang punë e jetë të mbarë gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri,” tha ai. (Çang Çuo)/CRI.CN