Home Gjeo-Ekonomia Beteja për karrigen e pushtetit, Michel largohet pas zgjedhjeve në BE, Orban...

Beteja për karrigen e pushtetit, Michel largohet pas zgjedhjeve në BE, Orban synon postin e tij

Një udhëkryq gjigand institucional. Për Bashkimin Europian, korriku rrezikon të kthehet në një muaj në të cilin do të përqendrohen të gjitha zgjedhjet kryesore për postet e larta.

Nga Parlamenti Europian te Komisioni, dhe në këtë pikë, edhe për presidencën e Këshillit të BE-së. Madje do të ketë lëvizje edhe në selinë e NATO-s, edhe pse nuk bëhet fjalë për një organizëm jo të BE-së.

Trafiku rreth karrigeve më të larta të Europës është intensifikuar në këto ditë të para të janarit. Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, konfirmoi vendimin e tij për të kandiduar për një vend në Parlamentin Europian, që do të nënkuptonte largimin e tij të hershëm nga presidenca e Këshillit nëse ai zgjidhej.

Kam punuar shumë dhe do të vazhdoj ta bëj këtë deri në ditën e fundit të rolit tim europian. Ne e dimë se këtë verë, pas zgjedhjeve në qershor, është koha për një tranzicion demokratik. Pas zgjedhjeve, Komisioni Europian do të ketë mundësinë ta kalojë stafetën në një ekip të ri. Pra, është e drejtë që gjatë këtij tranzicioni demokratik, ata njerëz që morën përgjegjësi, sepse unë u emërova nga 27 krerë shtetesh dhe qeverish, të përballen me votuesit europianët përmes të drejtës universale të votës.

CHARLES MICHEL – PRESIDENT I KËSHILLIT TË BE

Vendimi i tij, për të lënë karrigen më të lartë të pushtetit, për të zbritur në atë më të ulët, është kritikuar ndjeshëm. Por në të njëjtën kohë, ka ngjallur mjaft interes për zëvendësimin e tij.

Liderët e BE-së kanë më pak se gjashtë muaj që të bien dakord për një emër tjetër për ta vendosur në atë postë.

Nëse dështojnë në këtë detyrë, kryeministri hungarez Viktor Orban, vendi i të cilit është planifikuar të marrë presidencën e radhës të këshillit të veçantë të BE-së atë muaj, do të takohet me liderët për këtë, diçka që udhëheqësit europianë janë të prirur ta shmangin duke pasur parasysh marrëdhëniet e tij të ngushta me Presidentin rus Vladimir Putin.

Për Ukrainën do të jetë sigurisht një lajm i keq, nëse konfirmohet Orban, por për Ballkanin Perëndimor, ku bën pjesë dhe Shqipëria, mund të jetë një zhvillim pozitiv, marrë parasysh dhe qëndrimin zyrtar të Hungarisë që ta anëtarësojë rajonin tonë në BE edhe para vitit 2030.

360grade.al

Share: