Drejtoria e Pergjithshme e Sherbimeve te Transportit Rrugor, prej disa vitesh tashme, ka ndermarre nje sëre nismash per lehtesimin e shume praktikave dhe burokracive qe lidhen me sherbimet qe ajo ofron. Nga ana e DPSHTRR-se eshte bëre rishikimi dhe indeksimi i te gjithe tarifave dhe shërbimeve.
Nga nje analize e hollesishme rezulton se shtrirja e këtyre sherbimeve në afate kohore, duke eleminuar detyrimin e paraqitjes ne sportel, lehtesimin e kalimit nga nje kategori në nje tjeter, si dhe uljen e shpenzimeve indirekte (perllogaritur ketu ne 7,569,450 kilometra vajtje/ardhje, 529,862 litra karburant, 12,616 dite pune/vit kohe e shpenzuar), nuk mund te konsiderohet si rritje tarifash, por perkundrazi rezulton nje kursim mesatar prej 4,170 leke per qytetar ne vit.
Shembujt e ilustruar me poshte, tregojne garte sa me siper:
• Tarifa e pajisjes me leje drejtimi me afat vlefshmërie 10 vite, nga 3,500 leke bëhet 4,500 leke, por afati tashme zgjatet në 15 vite. Tarifa e re prej 4,500 leke, e shperndare ne vite, nga
350 leke/viti bähet 300 lekë/viti!
- Tarifa e pajisjes me leje drejtimi per grupmoshën mbi 65 vieç, me afat vlefshmerie 5 vite, nga 3,500 leke, tashme behet 2,000 leke, me afat vlefshmërie 15 vite!
- Tarifa e pajisjes me Leje Drejtimi Ndërkombetare me afat vlefshmerie 1 vit nga 500 leke qe ishte, kalon ne 1,000 lek®, me një afat vlefshmerie 3-vjeçare. Tarifa e re prej 1,000 lek®, e shperndare ne vite, nga 500 lekë/vit bëhet 333 lek/vit!
- Kalimi nga Leje Drejtimi e Kategorise B ne D/D1, pa qene i detyrueshem kalimi ne kategorine C, nga 2,200 leke, behet 0,
- pasi eshte eleminuar testimi per kategorine C!
Nga ndryshimi i ketyre tarifave perfitojne 189,179 qytetar®, duke ju kursyer mesatarisht 788,792,150 leke (7,7 milione
Euro) •
Ky vendim, per ndryshimin e tarifave per sherbimin e lejeve te drejtimit, hyn ne fugi me date 5 Shkurt 2024 dhe do të
pasqyrohen në faqen zyrtare www.dpshtrr.gov.al