Përmes një postimi në platformën X, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani njoftoi se presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Zayed al-Nahyan, ka pranuar propozimin e saj për heqjen e vizave për kosovarët.
Marrëveshja, nga sa sqaron kryetarja e shtetit të Kosovës, ishte arritur në parim gjatë takimit dypalësh muajin që shkoi, por tashmë është firmosur, duke i hapur rrugën një forcimi të bashkëpunimit mes dy vendeve, si edhe qytetarëve të tyre. Shtetasit e Kosovës kanë që prej 1 janarit mundësinë të udhëtojnë lirshëm në vendet e zonës Shengen pas hyrjes në fuqi të vendimit për liberalizimin e vizave.
Pak ditë më vonë, edhe Spanja njoftoi se do t`i njihte pasaportat e Kosovës, duke i lejuar kështu qytetarët e saj të vizitojnë pa vështirësi edhe këtë vend. Falë liberalizimit, qytetarët e Kosovës të pajisur me pasaporta biometrike kanë të drejtën të qëndrojnë deri në 90 ditë, brenda gjashtë muajsh, në cilindo nga 27 shtetet anëtare të zonës Schengen. Udhëtimet pa viza shërbejnë për vizita turistike, çështje familjare ose të ngjashme, por nuk nënkupton leje punësimi. Emiratet e Bashkuara Arabe janë një shtet federal i përbërë nga shtatë emirate.
Çdo emirat është i qeverisur nga një emir i trashëguar që së bashku formojnë Këshillin Suprem Federal, organi më i lartë legjislativ dhe ekzekutiv në vend.:Top Channel