Home Gjeo-Ekonomia Giani De Biasi tregon çfarë bëri ditën e parë që erdhi në...

Giani De Biasi tregon çfarë bëri ditën e parë që erdhi në Shqipëri: Nga frika vendosa karrigen prapa derës

U rritëm me këngët e tyre, pamë filmat e tyre dhe mësuam të bëjmë televizion prej tyre.

Shqipëria prej dekadash mbetet e ndarë mes tifozëve axurr dhe gjerman, por dyert e para të “parajsës sociale”, ekonomike apo shoqërore na i hapën pikërisht ata, italianët. Kur me anije të ndryshme, të stërmbushura kërkuam shpresë në brigjet e Italisë tonë të dashur, rreth 30 vite më parë. Nën shembullin Italian tentuam të vishemi, të ushqehemi dhe të shfaqemi, por brenda këtyre 30 viteve, Italia dhe Shqipëria, ose më mirë Italianët dhe shqiptarët janë shumë më pranë në çdo aspekt.

Madje aq sa edhe ata kanë emigruar në vendin tonë për të punuar, për të jetuar ndryshe, apo edhe për të a ndihmuar me eksperiencën, aftësitë dhe gjithçka që e kanë ditur dhe zhvilluar përpara nesh. Por në 2024 është viti i futbollit, i aktivitetit më të madh të kontinentit të vjetër, është viti i Europianit “Gjermani 2024”, aty ku Shqipëria bashkë me 24 skuadra të tjera do të masë forcat si e barabartë, në paraqitje, por edhe në ambicie.

Kjo falë një pune të madhe të bërë prej rreth 20 vitesh, ku thuajse gjithmonë, në çdo eliminatore Europianit, botërori apo edhe lige kombesh dhe kjo falë një, për çdo arritje dhe mos arritje ka kontribuar të paktën një Italian.

Italiani i parë nën ngjyrat kuqezi ishte pikërisht Xhyzep Dosena i cili në korrik të vitit 2002 për dy ndeshje udhëhoqi kombëtaren tonë përpara se të largohej në mënyrë të pakuptimtë duke mbajtur si rekorde të tij personale një barazim dhe një humbje.

Më pas endia nëpër 10-vjeçare të trajnerëve të ndryshëm, nga Gjermani Hans Peter Brigel, tek kroati Oto Baric, holandezi Ari Han, kroati tjetër Josip Kuzhe, pasi ishte shkurti i vitit 2012 kur në krye të pankinës kuqezi erdhi italiani Giani De Biasi.

Në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Top Channel Endi Tufa, De Biasi shprehet:

“Kur mësova që do të vija në Shqipëri për mua ishte një surprizë. Nuk e njihja ambientin, por kisha një motivacion shumë të madh, doja të dilja jashtë Italisë dhe të provoja një eksperiencë të re. Mendoj që fillimi nuk ishte i thjeshte, ashtu si në çdo gjë në fakt, që në fillim duhet t’i njohësh dhe të punosh me to më pas. 

Sigurisht disa shqiptarë ashtu si edhe disa italian, kur shkuan jashtë vendit të tyre bën edhe ndonjë gjë jo të bukur apo të jashtëligjshme. Më kujtohet nata e parë që do të më duhej të flija në një hotel në qendër të Tiranës, vendosa karrigen prapa derës së dhomës për ta bllokuar se mos më futej njeri në dhomë natën. E imagjinoni se si krijohen disa perceptime dhe paragjykime për disa njerëz. Sot i kujtoj këto gjëra dhe më vjen për të qeshur, por 12 vite më parë kur erdha në atë kohë e ndjeja se duhet të veproja ashtu, që të isha më i qetë me veten. Më pas jeta ime këtu u përball me shqiptarët që ishin si italianët e shumë viteve më përpara, më të dashur, më bujarë dhe më të sinqertë, të gatshëm për të të ndihmuar. Në fund të fundit tani mendoj që këtu ka shumë më pak njerëz të këqij dhe problematik se në shumë vende të tjera të botës. 

Kisha një skuadër që nga njëra anë duhet të gëzonte publikun dhe nga ana tjetër ishte në një fazë ripërtëritjeje, pasi disa ishin në moshë më të madhe dhe duheshin gjetur të rinjtë. Sinqerisht nuk ishte aspak e thjeshtë, u bë një punë kërkimore shumë e madhe dhe patëm edhe vështirësi të mëdha. Por ajo që më pëlqeu ishte fakti se pas 2-vjeçarit të parë presidenti vendosi që të vazhdojmë. Mund të them se ishte një zgjedhje që ja vlejti pasi në dy-vjecarin tjetër arritëm edhe objektivin tonë të parë. Një objektiv i arritur në një grup shumë të vështirë pasi kishim kundërshtarë Portugalinë, Serbinë, apo Danimarkën. Fituam në atë kohë ndaj Portugalisë në Portugali dhe ishim skuadra e vetme atë vit që arritëm të mundnim ata si në kualifikuese ashtu edhe në Europian sepse nuk pësuan më asnjë humbje”, u shpreh Gianni de Biasi, ish-trajner i Kombëtares Shqiptare.

Top Channel

Share: