Home Gjeo-Ekonomia IKJA E SHQIPTARËVE SI ARRATI NGA VETJA…

IKJA E SHQIPTARËVE SI ARRATI NGA VETJA…

Nga Dom Gjergji Meta

Ikja e shqiptarëve, sidomos nga zonat e vështira dhe periferike, ka shumë arsye: ekonomike, politike, infrastrukturore, mungese shërbimesh, mosfuksionim sistemi social etj. etj. etj., por prej disa kohësh po mendoj se ikja më e madhe është arratia e shqiptarëve prej vetvetes dhe prej frikës se nuk do t’ia dalin asesi duke qëndruar këtu të ndryshojnë diçka.

Kjo ikje për të cilën po flas është arrati drejt një strehe ku hyhet në një sistem që të tjerë kanë ndërtuar dhe që më jep komoditetin e të lodhurit vetëm për veten time dhe për familjen time. Ne që u mësuam me një sistem guaskë (ai komunist), nuk po shkëputemi dot prej tij e atëherë sapo na heqin guaskën shkojmë në kërkim të një guaske tjetër kësaj here kapitaliste. Por ajo, guaskë se guaskë mbetet.

Arratia nga vetvetja e strukja diku tjetër vetëm sa e largon problemin, por nuk e zgjidh atë. Ajo është ikja e ikjeve, arratia e arrative, që çon drejt vdekjes së sigurtë të shoqërive.

Do të doja të thoja shumë gjëra rreth kësaj teme, sepse më duket si tema e temave, por kjo ishte sa për një lloj sprove përsiatëse …

(Mendim i papërfunduar …)

Share: