Analisti Artur Zheji, i ftuar në “Real Story” me gazetarin Sokol Balla i cilësoi të turpshme skenat e sotme në Komisionin e Medias, ku deputetë t Gazment Bardhi dhe Flamur Noka u përplasën me kryetaren e komisionit Flutura Açka.
Ai theksoi se nuk është hera e parë që Gazment Bardhi dhe deputetët e tjerë të “Foltores” të janë përfshirë në akte zhurmuese.
“Skenës nuk ke çfarë i komenton. Është një krizë nervore e zotit Bardhit, sepse nuk është hera e parë që kalon në tonalitete të tjera, pastaj nuk arrin të frenojë. Nuk i punojmë mirë frenat. Skena është e turpshme”, tha ai.
360grade.al