“Kate Middleton në spital… ata po fshehin diçka.”. Kjo është deklarata e një ekspert sa i takon situatës në familjen mbretërore britanike. Pavarësisht se pallati, në një deklaratë, bën të qartë se Kate është në gjendje të mirë shëndetësore pas operacionit dhe se nuk ka sëmundje malinje, gazetari Marc Roche shpjegon për revistën Madame Figaro se situata është “shumë e rëndë”.
Ky qëndrim specifik është mbështetur nga autori i librit “Les Borgia à Buckingham” për faktin se Princesha e Uellsit do të duhet të qëndrojë për një kohë të gjatë, veçanërisht deri në Pashkë, larg detyrave të saj, daljeve publike. Princesha e Uellsit iu nënshtrua një operacioni abdominal në fillim të kësaj jave, ndërsa thashethemet flisnin se ajo kishte një sëmundje malinje. Në të njëjtën kohë, ajo që saktësisht e çoi Kate në operacion mbetet gjithashtu një mister, me disa spekulime se mund të jetë diçka gjinekologjike ose ndonjë sëmundje tjetër e rëndë.
Megjithatë, pallati nuk pranon të japë detaje dhe deklaron se princesha është në gjendje të mirë shëndetësore. “Njoftimi për pranimin e saj në Klinikën e Londrës erdhi si një tronditje, jo vetëm sepse menduam se ishte në gjendje të shkëlqyer, por edhe për shkak të kohëzgjatjes së qëndrimit në spital dhe shërimit”, tha eksperti mbretëror britanik për Madame Figaro. “Pallati ka shpallur në mënyrë transparente gjendjen e mbretit Charles, por për sa i përket Kate, gjërat janë ndryshe”, thekson Roche, duke komentuar edhe faktin se mbreti britanik është gati t’i nënshtrohet një operacioni në prostatë.
“Anulimi i paraqitjeve publike, vizitave apo udhëtimeve zyrtare nuk është i parëndësishëm. Kjo është një shenjë se situata është shumë e rëndë. Ekziston një besim se princesha ka një problem gjinekologjik. Por këto janë vetëm thashetheme. Nuk besoj se pallati gënjen kur mohojnë se Kate ka sëmundje kancerogjene, pasi herët a vonë do ta zbulojmë”, shtoi ai.
360grade.al