Home Gjeo-Ekonomia Katër të arrestuar në Londër, të dyshuar për vepra terrorizmi në protestën...

Katër të arrestuar në Londër, të dyshuar për vepra terrorizmi në protestën pro palestineze

Oficerët e policisë arrestuan 4 persona të akuzuar për vepra terroriste gjatë protestës së ditës së shtunë në Londër. Mediat e huaja shkruajnë se një burrë 34-vjeçar nga Kent-i, një burrë 58-vjeçar nga Londra perëndimore dhe një grua 36-vjeçare nga South Yorkshire, të gjithë me dyshimin se ftuan për mbështetje një organizatë të ndaluar terroriste gjatë protestës në Victoria.

Personi i katërt, një burrë 49-vjeçar nga Londra jugore, u arrestua një ditë më pas kur oficerët e panë atë duke marrë pjesë në një protestë jashtë stacionit të policisë, ku të dyshuarit e tjerë ishin marrë në paraburgim. Veprat e tyre të dyshuara shkojnë kundër seksionit 12 të Aktit të Terrorizmit 2000. Të katër personat janë liruar me kusht për tu kthyer në një stacion policie në fund të marsit.

Mijëra demonstrues marshuan nëpër kryeqytet të shtunën në mbështetje të Palestinës, ku u arrestuan nëntë persona për vepra të supozuara, duke përfshirë nxitjen e urrejtjes racore dhe një shkelje të dyshuar të rendit publik të rënduar racialisht. Komandanti Dominic Murphy, kreu i Komandës së Met Kundër Terrorizmit, tha se shumica dërrmuese e njerëzve që marrin pjesë në protesta po e bëjnë këtë në mënyrë paqësore.

“Ka pasoja për ata që nuk janë dhe ku oficerët shohin njerëz që mbështesin organizatat e ndaluara, ne do të ndërmarrim veprime, siç bëmë këtë fundjavë”, deklaroi ai.

Të dielën, ish-sekretarja e brendshme Suella Braverman iu bashkua protestuesve pro-izraelit në Londër, ndërsa bota shënoi 100 ditë që nga fillimi i luftës së Izraelit me Hamasin.

360grade.al

Share: