Home Gjeo-Ekonomia Kërkoi falje për gjenocidet serbe në Kosovë, politikani serb arrestohet nga Agjencia...

Kërkoi falje për gjenocidet serbe në Kosovë, politikani serb arrestohet nga Agjencia e Inteligjencës Serbe

Kryetari i Partisë Republikane Serbe, Nikolla Sanduloviq, është arrestuar nga Agjencia e Inteligjencës e Serbisë (BIA), ditën e djeshme rreth orës 16:00.

Lajmi është bërë i ditur nga avokati i tij, i cili njofton se arsyeja e arrestimit të tij ishte një postim i tij në rrjetin social “X”, ku Sanduloviç shfaqej duke bërë homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz, duke thënë se është i vetmi politikan nga Serbia që nderoi viktimat e pafajshme shqiptare.

Avokati i tij, Çedomir Stojkoviq, tha ditën e djeshme se Nikolla Sanduloviq është dërguar në një vend të panjohur dhe se “si policia ashtu edhe BIA nuk kanë pranuar t’i tregojnë gruas së Nikollës se ku ndodhet dhe familja e tij tani po kalon momente të vështira. Ata gjithashtu refuzojnë t’ua japin këtë informacion avokatëve të tij”, shkruan Express.

Ndërkohë, sot në faqen e Sanduloviqit në Facebook është njoftuar se ai gjendet në repartin e neurokirurgjisë.

“Nikolla ndodhet në repartin e neurokirurgjisë, që do të thotë se banda kriminale e këtij vendi ende kërkon ta vrasë. E kane rrëmbyer nga shtëpia pa asnjë dokument, pa asgjë…turp…Europë???? Familja nuk ka asnjë informacion për gjendjen shëndetësore dhe as ndonjë nga mjekët e VMA”, shkruhet në rrjete sociale/Opinion.al

Share: