Home KRYESORE Kërkoi të merrte pjesë në seancat plenare si deputet, prokuroria rrëzon kërkesën...

Kërkoi të merrte pjesë në seancat plenare si deputet, prokuroria rrëzon kërkesën e Berishës

Prokuroria ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Berisha për të marrë pjesë në seancat plenare si deputet.Avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha më datë 15 janar i janë drejtuar me një kërkesë prokurorëve të SPAK, për ta lejuar të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit, me argumentin se kjo është një e drejtë dhe detyrim kushtetues për të përmbushur detyrën si ligjvënës.

“Personi nën hetim Sali Berisha(i përfaqësuar nga mbrojtësit e tij Sokol Mëngjesi dhe Genci Gjokutaj) ka depozituar në datën 15.01.2024 një kërkesë me anën e së cilës kërkonte lejimin e tij për të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit, në cilësinë e deputetit. Pasi janë njohur me përmbajtjen e kësaj kërkese, me vendimin e datës 18.01.2024 Prokurorët kanë vendosur mospranimin e saj”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.Ish-kryeministri ndodhet në arrest shtëpie, ndërsa vazhdon hetimi ndaj nën akuzën korrupsion pasiv, lidhur me çështjen e privatizimit të kompleksit sportiv “Partizani”.

Ndonëse në arrest, Berisha nuk i ka ndalur komunikimet me mbështetësit e tij, që mblidhen herë pas herë poshtë pallatit ku deputeti jeton. Në shkelje të ligjit, që e ndalon të flasë me persona të tjerë përveç familjarëve, Berisha ka mbajtur fjalime nga dritarja e apartamentit.

360grade.al

Share: