Home KRYESORE “Lidhjes se Artisteve dhe Shkrimtareve” jam i sigurte se nje dite do...

“Lidhjes se Artisteve dhe Shkrimtareve” jam i sigurte se nje dite do t’i kthehet identiteti!

Nga Bajram Torba

Sapo futesh ne “ Rrugen e Kavajes” ne te djathte ndodhet kjo godine qe mbart nje histori te tere… Kjo eshte foto e shume viteve me pare, qe brenda saj mbart ate kohe te paperseritshme, ku artistet, shkrimtaret, poetet, kineastet dhe te gjithe dashamiresit e artit mblidheshin dhe tregonin se Shqiperia kishte jo thjesht nje godine per kafe apo biseda, por ishte vendi qe quhej “Filtri” i krijimeve te te gjitheve atyre qe shkruanin.

Ishte “ Prite” apo “ Lavatrice” e krijimeve letrare. Ky ishte vendi “ i tmershem” ku krijuesit i ngjisnin shkallet e kesaj godine te dritheruar. Ketu thuhej “ Stop” per zhgarraviresit dhe nje “ Start”per krijuesit vertete me vlera. Ky ishte vendi ku te perplaseshin pacavuret ne fytyre dhe nuk lejoheshte te bastardohej letersia apo arti i mirfillte. Ky ishte vendi ku i griseshin letrat cdo kujt qe bastardonte vlerat artistike.

Kjo godine ishte kryeqendra per mbare krijuesit qe ndermjet bisedave shkembenin mendime dhe ndjenin kenaqesine shpirterore dhe miqesore edhe nepermjet nje kafeje. Ky ishte vendi i te barabarteve, qe nuk kishin cmire dhe zilira makutesh…Kjo godine e justifikonte plotesisht emrin “ Dega e Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve.”

Rralle kush e di historine e kesaj godine. Por politikat bastarde e shfrytezuan per interesat e tyre duke e burokratizuar e duke futur ketu soj e sorollop politikane apo insititucionare ne sherbim te “ interesave te vendit.”

Por emri i kesaj godine nuk shuhet. Sepse ka lene gjurmet e saj. Ndonese ka mbi dy dekada e gjysem qe ne te shkelin politikberesit, ajo ende quhet “ Lidhja e Shkrimtareve dhe Artisteve.”

Por jo vetem per kete e hedh shkimin tim….

Qellimi dhe motivi i kesaj godine eshte harruar dhe nga vete shkrimtaret, poetet dhe artistet. Kjo eshte e dhimbshme. Eshte per te vene kujen kur kujtojme se kritika letrare sot eshte zerro, duke lejuar qe ata qe shkruajne per qejfin e tyre te krekosen me certifikatat qe marrin ( nuk e di nga kush) e te bertasin: “ Jam poet!” “ Jam shkrimtar!” “ Jam artist” Cfare maskarade letrare kjo…! Askush prej ketyre nuk e ka provuar “ Filtrin” Askujt prej ketyre nuk i jane dridhur gjunjet teksa te ngjise shkallet e kesaj godine.

Askujt nuk i jane grisur letrat apo t’i thuhet “ Shikoi dhe nje here sepse keta nuk vlejne.”

Keshtu ishte kjo godine me vlera artitekturore dhe qe mbante perbrenda njerez te ditur e jo sharlatane, qe per arsye te pashpjegueshme certifikojne
“ poete” qe bastardojne letersine shqipe dhe e perbaltin ate me lloj – lloj pacavuresh qe vetem letersi nuk eshte…

Kaloj sa here perbri ketij tempulli dhe kurre nuk rresht se theni : Kjo eshte godina “ Prite.” Kjo eshte “ Dega e Artisteve dhe Shkrimtareve” qe jam i sigurte se nje dite do t’i kthehet identiteti qe meriton…

Shenim: Foto arkivi

Share: