Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha të premten se Izraeli ka financuar krijimin e grupit militant palestinez Hamas, duke kundërshtuar publikisht kryeministrin Benjamin Netanyahu, i cili i ka mohuar këto akuza.
Kundërshtarët e qeverisë izraelite dhe disa media globale kanë akuzuar qeveritë e Natanyahut për nxitjen e Hamasit në Gaza për vite me radhë, duke përfshirë lejimin e financimit të Gazës nga Katari.
“Po, Hamasi u financua nga qeveria e Izraelit në një përpjekje për të dobësuar Autoritetin Palestinez të udhëhequr nga Fatah”, tha Borrell në një fjalim në Universitetin e Valladolidit në Spanjë pa dhënë detaje.
Borrell shtoi se e vetmja zgjidhje paqësore përfshin krijimin e një shteti palestinez.
“Ne besojmë se vetëm një zgjidhje me dy shtete e imponuar nga jashtë do të sillte paqe edhe pse Izraeli këmbëngul në negativ”, tha ai.
Hamasi kreu një sulm të befasishëm në jug të Izraelit nga Gaza më 7 tetor, duke vrarë 1400 njerëz dhe duke kapur rreth 240 pengje.
Hamasi ka drejtuar Rripin e Gazës që nga viti 2007 pas një lufte të shkurtër civile me forcat besnike të lëvizjes Fatah të udhëhequr nga presidenti Mahmoud Abbas, i cili është i vendosur në Bregun Perëndimor dhe gjithashtu kryeson Organizatën për Çlirimin e Palestinës.
360grade.al