Home Gjeo-Ekonomia “Mbështesim plotësisht SPAK-un”, Komisioni Europian i përgjigjet ashpër Greqisë për çështjen Beleri:...

“Mbështesim plotësisht SPAK-un”, Komisioni Europian i përgjigjet ashpër Greqisë për çështjen Beleri: Është në hetim, i takon drejtësisë

Komisioni Europian i ka dhënë një përgjigje të qartë Athinës zyrtare e cila prej disa muajsh tenton të bllokojë procesin integrues të Shqipërisë për shkak të mbajtjes në paraburgim të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili akuzohet për blerje votash në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar.

Eurodeputetja greke Anna-Michelle Assimakopoulou u kundërshtua ashpër nga zyrtari i Lartë i Komisionit Europian Thomas Hagleitner, kur tha se çështja “Beleri” është një çështje europiane.

“Kjo çështje i takon drejtesisë, ne nuk komentojmë per çështje që janë në gjykim dhe për këtë çështje mbështesim SPAK-iun”, tha Hagleitner, Shefi i Njësisë përgjegjëse për Politikat dhe Strategjinë Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Fqinjësia dhe Negociatat e Zgjerimit  në Komisionin Evropian.

Duke pretenduar se seanca ndaj Belerit ishte vonuar dhe se atij i ishte refuzuar leja për t’u larguar nga burgu për të folur në cilësinë e tij si kryebashkiak, eurodeputetja greke Assimakopoulou tha se çështja ishte më e madhe se sa një grindje e dy vendeve.

Top Channel

Share: