Home KRYESORE Myslimani i “Betlehemit të gjallë”! Dëshmi e bashkëjetesës fetare në Vaun e...

Myslimani i “Betlehemit të gjallë”! Dëshmi e bashkëjetesës fetare në Vaun e Dejës

Në ndalesën e parë të “Betlehemit të Gjallë”, ritualit që organizohet çdo vit në Vaun e Dejës, dhe tashmë ka marrë përmasa ndërkombetarë, të pret duke kërkuar mëshirë, një i sëmurë.

Në rolin e një të gerbuluri është Olsi, një besimtar musliman i cili merr pjesë në këtë ritual të krishterë që përkujton lindjen e Krishtit.

Ai thotë se ka krijuar një lidhje emocionale edhe me rolin e të gerbulurit. Edhe për klerikët, pjesëmarrja e Olsit është një dëshmi e bukur e bashkëjetesës mes katolikëve dhe muslimanëve në Shkodër.

Nëse vitin e kaluar, Betlehemin e Gjallë e vizituan në total rreth 12.000 vizitorë, kjo shifër këtë vit është kaluar brenda një nate.

Top Channel

Share: