Home Gjeo-Ekonomia Osmani pas takimit me Cameron: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, hap i...

Osmani pas takimit me Cameron: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, hap i domosdoshëm

Presidentja e së Kosovës, Vjosa Osmani  ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron.

Në takim mësohet se u diskutua për raportet Kosovë-Mbretëri e Bashkuar, përkushtimin për thellim të bashkëpunimit ndërshtetëror, forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, si dhe situatën e sigurisë në rajon e më gjerë.

Osmani falënderoi sekretarin Cameron për mbështetjen e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar përgjatë viteve, përfshirë edhe mbështetjen diplomatike në procesin e integrimit të Kosovës në institucione ndërkombëtare.

Po ashtu, Osmani ka ritheksuar rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO, duke filluar me përfshirjen në Partneritetin për Paqe, si hap i domosdoshëm për të siguruar paqe dhe siguri afatgjate në rajon dhe më gjerë.

Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Cameron mbrëmë ka zhvilluar takimin me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ndërsa sot ka takuar ministren e punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Top Channel

Share: