Home Gjeo-Ekonomia Pesë personat më të pasur në botë dyfishuan pasurinë e tyre

Pesë personat më të pasur në botë dyfishuan pasurinë e tyre

Pasuria e përbashkët e pesë personave më të pasur në botë është rritur më shumë se dyfish krahasuar me vitin 2020, përkatësisht në 869 miliardë dollarë, përderisa 5 miliardë persona janë bërë më të varfër, tha grupi kundër varfërisë, Oxfam.

Në raportin e Oxfamit, që është publikuar në javën që mblidhen elita në Forumin Botëror Ekonomik në Davos, gjeti se miliarderët tani janë aksionarë në 7 nga 10 kompanitë më të mëdha në botë, shkruan REL.

Oxfam bëri thirrje më 15 janar që qeveritë të frenojnë pushtetin e korporatave duke prishur monopolet, duke vendosur taksa mbi fitimet e mëdha dhe pasuritë, duke promovuar alternativa për kontrollin e aksionarëve, të tilla sikurse forma që pronësinë ta kenë punonjësit.

Vlerësohet se 148 korporatat kryesore kanë pasur fitim prej 1.8 trilion dollarë, 52 për qind më shumë sesa mesatarja 3-vjeçare, duke u mundësuar që aksionarët të kenë fitime dhe miliona punëtorë të përballen me krizat e kostos së jetesës, përderisa inflacioni çoi në uljen e pagave.

360grade.al

Share: