Home Gjeo-Ekonomia Rusia kërkon takim urgjent të OKB-së

Rusia kërkon takim urgjent të OKB-së

Rusia ka kërkuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të premten në lidhje me sulmet SHBA-MB në Jemen, thotë Misioni i Përhershëm Rus në OKB.

Misioni i tha agjencisë ruse të lajmeve Tass se takimi ishte planifikuar për në 10:00 në Nju Jork (15:00 GMT).

Të mërkurën, një rezolutë e Këshillit të Sigurimit kërkoi që Houthi-t e Jemenit t’i japin fund menjëherë sulmet e tyre ndaj anijeve në Detin e Kuq.

Rusia dhe Kina – anëtarë të përhershëm të Këshillit – abstenuan në votimin për atë rezolutë, së bashku me Algjerinë dhe Mozambikun, ndërsa 11 vende votuan për të.

Top Channel

Share: