Politikani Agron Shehaj thotë se njerëzve u duhet dhënë një ofertë dhe alternativë e besueshme. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Shehaj shprehet se në rast se kjo alternativë nuk do të jetë e përfaqësuar nga njerëz me integritet, humbet besueshmërinë.
“Ne duhet t’i japim një ofertë qytetarëve. Duhet të kishim bërë më shumë dhe janë bërë shumë gabime, ne na takon të ngrejmë një alternativë të besueshme dhe me njerëz me integritet. Nëse alternativa nuk është e besueshme dhe nuk është e përfaqësuar nga njerëz me integritet, humbet besueshmërinë. Në politikë duhet të mendosh se çfarë mendojnë njerëzit”, thotë Agron Shehaj.
Gjatë fjalës së tij, Shehaj shprehet se atij si politikan i takon që të krijojë një alternativë të besueshme, gjë të cilën thotë se po e bën.
“Njerëzit kanë nevojë për një alternativë. Mua si politikan më takon të krijoj një alternativë të besueshme dhe kjo është ajo që bëj, po punoj duke krijuar një lëvizje të re politike”, u shpreh Shehaj./Tvklan