Partia Demokratike e Rithemelimit, përmes anëtares të Këshillit Kombëtar, Silvi Bardhi, ka përshëndetur shkarkimin e presidentes së Urdhrit të Psikologëve, Valbona Treska, me 204 vota pro.
PD thotë se ajo u gjet në shkelje të rëndë për korrupsion, ndërsa thekson se 20 pikat e argumentimit të Asamblesë, Treska ka pasur mungesë transparence në vendimmarrje, përgjigje dhe publikime të vonuara të vendimeve, trajnime të kushtueshme për psikologët, deri në 1 mijë e 400 euro, si dhe në konflikt interesi.
Në deklaratën e saj, Silvi Bardhi tha se kolegët nuk ia falën shkeljet dhe korrupsionin dhe e shkarkuan.
Deklarata:
Në një akt ndershmërie profesionale dhe kurajoje qytetare, Urdhri i Psikologut, me votën e 204 anëtarëve ka shkarkuar Presidenten e Urdhrit të Psikologëve, Valbona Treska.
Ajo u gjet në shkelje të rëndë për korrupsion.
Në 20 pikat e argumentimit të Asamblesë, Treska ka pasur mungesë transparence në vendimmarrje, përgjigje dhe publikime të vonuara të vendimeve, trajnime të kushtueshme për psikologët, deri në 1 mijë e 400 euro, si dhe në konflikt interesi. Keqmenaxhim të Komisionit të Etikës. Gabime të formës dhe përmbajtjes në dokumentacion dhe mosmbajtje përgjegjësie për to. Mungesë e etikës së komunikimit nga administrata dhe drejtuesit e Urdhërit të Psikologut.
Lista vazhdon.
Zonja në fjalë ra nën votat e kolegëve të cilët nuk ia falën shkeljet dhe korrupsionin. Po të kishte qenë për sistemin gjyqësor ajo do kishte vazhduar gjatë dhe e patrazuar duke shitur licenca.
Treska ndërpreu kështu edhe shërbimin politik ndaj Edi Ramës dhe Erjon Veliajt, të cilëve u doli në krah në fushatën e 14 majit, kundër kandidatit të opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi.
Ajo nuk e duroi dot gishtin që kandidati i opozitës drejtoi kundër korrupsionit, por atë mori para dy ditësh nga kolegët e saj.
Partia Demokratike e përshëndet vendimin e Urdhrit të Psikologut dhe inkurajon të gjitha trupat profesionale në vend që të vendosin të parin parimin e ndershmërisë së profesionit dhe shërbimin ndaj publikut.
360grade.al